Bujqësia, Rama: Çojmë ujin në çdo parcelë, fund abuzimeve

508
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda 2.5 viteve të ardhshme bujqësia do të ketë një tjetër zhvillim, duke ndikuar kështu jo vetëm në ekonominë familjare por dhe të vendit. I pranishëm në aktivitetin e Ministrisë së Bujqësisë për bordet e kullimit, shefi i qeverisë ka thënë se deri në fund të mandatit uji do jetë në çdo parcelë që do punohet. 
“Ky është një moment i rëndësishëm, sepse një nga segmentet e programit tonë që është futja e teknologjisë së re për shërbime cilësore dhe monitorimet e këtyre shërbimeve, hyn tani në jetë në një nga fushat më të rëndësishme që ka të bëjë më uitjen dhe kullimin. Ne do çojmë ujin në çdo parcelë që punohet. Zotimi është ambicioz, sepse mundësia për ujitje që nga viti 1992 ka ardhur duke u ngushtuar. Sot kemi nën ujë vetëm 110 mijë ha tokë, nga 420 mijë ha tokë. Pjesa dërrmuese e tokës është shëndruar në ndërtime informale. Sidoqoftë ka ende një sipërfaqë të tokës që mund të punohet, por mbetet jashtë funksionit sepse mundësia për ujitje ka qënë e largët”, deklaroi Rama. 
“Në raportimin e punëve të kryera ka pasur një abuzivizëm ekstrem të shpërdorimit të patolerueshëm të fondeve publike. Ambicia jonë është të dyfishojmë të gjithë nevojën e tokës që aktualisht është në shërbim të bujqësisë për ujë, por edhe për të garantuar kullimin e saj në gjithë territorin. Janë më shumë se 1000 mijë familje që do t’iu mundësohet ujitja. Kjo do sjellë një rritje të ekonomisë familjare por dhe një rritje të prodhimit të bujqësisë e cila do sjellë dhe rritjen ekonomike të vendit tonë. Brenda 2.5 viteve të ardhshme do çojmë ujin në 270 mijë ha tokë, gjithashtu do punojmë për të shmangur përmbytjen e prodhimit dhe tokave bujqësore”, theksoi Rama. 
Edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti theksoi se objektivi është rritja me 90% e sipërfaqës me ujë. Gjithashtu një tjetër objektiv është dhe pastrami i 7800 km të kanaleve kulluese.
“Objektivi jonë është ambicioz, ne duam të rrisimi me 90 mijë ha sipërfaqen nën ujë. Objektiv është edhe pastrami i 7800 km të kanaleve ujitëse. Duhet reformë në sistemin e vaditjes dhe kullimit. Këtij hapi të madh reformues i vëmë në dispozicion dhe mirë adiministrimin e kapaciteteve teknike. Ky sistem ka të bëjë më gjurmimin në kohë reale të kapaciteteve motorike në bordet e kullimit. Ne do pengojmë abuzivizmin pë vite me radhë në këtë sektorë, ku përgatiteshi raporte për punë të pakryera, harxhohej karburant edhe pse nuk bëhej punë”, deklaroi ministri Panariti. 
Sigal