KQZ hap garën për kompanitë që do realizojnë identifikimin elektronik të votuesve

280
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur tenderin për blerjet e pajisjeve për implementimin e teknologjisë në zgjedhje. Sistemi i shumë kërkuar nga opozita si garante e procesit ka hyrë në fazën vendimtare ajo e përzgjedhjes së kompanisë fituese.

Lealba Pelinku, nënkomisionere e KQZ: Afati që i është lënë kompanive është 5 janari. Kështu që duke konsideruar kohën e nevojshme për vlerësimin e ofertave dhe negocimin unë besoj që brenda mesit të janarit kontrata mund të lidhet.

6 kompani, mes tyre tyre një shqiptare garojnë në tenderin e hapur me negocim pa shpallje, që do të thotë se procedurën e tenderimit në agjencinë e Prokurimit e sheh vetëm KQZ.

Lexo edhe :  (Video) Monika Kryemadhi uron Krishtlindjet besimtarëve : Heshtje e detyruar nga pandemia. Mos kini frikë

Lealba Pelinku: Një procedurë e cila është e paragjykuar sepse potencialisht ngushton konkurrencën, por unë jam e lumtur të them se arritëm të identifikonim 6 kompani që i jemi drejtuar. Gjë që tregon një standard shumë të lartë të integritet të gjithë procesit të kryer deri më tash nga ana e KQZ. Një nga 6 kompanitë është shqiptare.

Vetëm për identifikimin biometrik duhen rreth 17 milion euro, vlerë e konsiderueshme për financat shqiptare. Por, nënkomisionerja Pelinku e konsideron si një investim në kohë.

Lealba Pelinku: Por, KQZ në rastin që këto pajisje pasi të bëhet testimeve dhe auditimi post rezultati final do të rezultojnë si projekt i suksesshëm KQZ këto pajisje dhe këtë sistem që do jenë pronë e tij do i përdor dhe për 4 zgjedhje të tjera të ardhshme.

Nga 27 milion euro të kërkuara në total për teknologjinë në zgjedhje Këshilli i Ministrave ka alokuar vetëm 20 % përqind të fondit , shumë e mjaftueshme vetëm për hapjen e tenderit, ndërkohe KQZ pret që në 2021 qeveria të reflektojë me akt normativ në buxhet shumën totale.