Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon / Alarmohet Ankaraja

280
Sigal

Vendimi i Greqisë për të pasur të drejtën e shtrirjes deri në 12 milje në ujërat territoriale të detit Jon, duke prekur Shqipërinë, ka alarmuar Turqinë, shtet i cili po përplaset me shtetin grek sa i përket ZZE, zonat të kërkimit për naftë në det.

Mediat turke nxituan ta cilësojnë si skandaloze, faktin që Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miratoi sot dekretin për zgjerimin e Hapësirës Ekskluzive Ekonomike nga 6 deri në 12 milje në detin Jon.

“Hurriyet” raporton se njohja e 12 miljeve nga Greqia nuk do të kufizohet vetëm në detin Jon, por në të gjithë ujërat territoriale të Greqisë, duke përfshirë edhe ishujt.

Media tjetër e madhe turke “Milliyet” i referohet marrëveshjes së Greqisë për delimitimin e hapësirës detare me Egjiptin, gjë e cila hodhi praktikisht poshtë një marrëveshje të ngjashme mes turqve dhe Libisë.

 

Lexo edhe :  Për sa kohë Qeveria shqiptare nuk reagon, grekët do të vijnë deri në Sazan!

Gazeta “Vatan” i është referuar deklaratave të mëparshme të gjeneralëve turq që një vendim i tillë do të ishte një shkak për luftë mes dy shteteve, ndërsa “Haber7” analizon vendimin duke dhënë alarmin se tashmë Greqia mund ta përdorë këtë si precedent për ishujt përballë Turqisë.

Dekreti presidencial për zgjerimin në Jon nga 6 në 12 milje është miratuar pasi u paraqit në Gjykatën e Kosacionit nënshkruar nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.

“Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, shkruan media greke.

Lexo edhe :  (Video) Monika Kryemadhi uron Krishtlindjet besimtarëve : Heshtje e detyruar nga pandemia. Mos kini frikë

Pjesë nga reagimet

Vendimi ishte marrë më herët, por ka filluar zbatimin nga sot, por krahas Shqipërisë, vendimi i grekëve ndikon më shumë Turqinë, vend me të cilin kanë një rivalitet të fortë për shkak të ishujve vetëm pak kilometra larg tokës turke.

Një tjetër vendim skandaloz erdhi nga Greqia. U raportua se dekreti në lidhje me rritjen e Greqisë të ujërave të saj territoriale nga 6 milje në 12 milje në Detin Jon u miratua nga Këshilli Grek i Gjykatës së Shtetit.
U raportua se dekreti në lidhje me rritjen e Greqisë të ujërave të saj territoriale nga 6 milje në 12 milje në Detin Jon u miratua nga Këshilli Grek i Gjykatës së Shtetit.

Sipas raportit të gazetës Proto Thema të botuar në Athinë, dekreti i pretenduar i përgatitur në bazë të Konventës Ndërkombëtare mbi Ligjin e Detit (UNCLOS) mbulon zonën detare nga ishujt e Detit Jon në Kepin e Tenaros, që ndodhet në skajin jugor të Peloponezit.

Dekreti deklaroi se “qeveria greke rezervon të drejtën të ushtrojë të drejta të ngjashme në rajone të tjera”.

Kryeministri grek Kiryakos Micotakis, në fjalën e tij në Parlament pak kohë më parë, argumentoi se ai kishte “të drejta sovrane” në Detin Jon në përputhje me Nenin 3 të Ligjit të Detit dhe deklaroi se vendi i tij po planifikonte të rritte ujërat territoriale në Detin Jon nga 6 milje detare në 12 milje detare.

Duke pretenduar se Greqia “mund të përdorë të drejtën e saj për të zgjeruar ujërat e saj territoriale për zonat e tjera detare në të ardhmen”, Miçotakis përshkroi marrëveshjet e Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) me Italinë për Detin Jon, Egjipt dhe Mesdheun Lindor si “me rëndësi historike dhe politike” për Greqinë. .

Administrata e Athinës kishte bërë marrëveshje të EEZ me Italinë në 9 qershor dhe me Egjiptin në 6 gusht.