Për sa kohë Qeveria shqiptare nuk reagon, grekët do të vijnë deri në Sazan!

261
Sigal

Nga Osman Metalla

Të dashur miq!
Zakonisht në ditë Krishtlindjesh bëhen urime e këmbehen dhurata në shënjë dashurie mbështetje e respekti për njëri tjetrin.
E në fakt fqinji ynë jugor një popull i Krishterë me besim tek ringjallja e Krishtit i ka bërë “dhuratë” popullit të vet pikërisht ditën e Krishtlindjeve, Dekretimin e zgjerimit të ujërave territorial Greke nga 6 në 12 Milje nga ana e Këshillit të Lartë të Shtetit, (një organ ky i barasvlefshëm me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri). Ky Dekret përfshin hapësirën veriore të Detit Jon të ishujve të Jonit e deri në Kepin Tenaro të Peloponezit.
Mediat Greke i kanë bërë një jehonë të gjerë këtij dekreti, duke anatemuar dhe mesazhin qe Greqia i dërgon Turqisë nëpërmjet këtij zgjerimi. Sipas mediave Greke, Greqia rezervon të drejtën për të ushtruar të njëjtën të drejtë edhe në zgjerimin e ujërave territorial në zona të tjera.

Lexo edhe :  (Video) Monika Kryemadhi uron Krishtlindjet besimtarëve : Heshtje e detyruar nga pandemia. Mos kini frikë

Zgjerimi i detit territorial nga 6-12 milje, bën ndryshimin e statusit të një zone të gjerë ujore në veri të Korfuzit, nga Zonë Ekonomike Ekskluzive, në Territor sovran Grek! Në një prononcim timin ka thene se është një lloj “pushtimi” territori, çka në fakt u anashkalua dhe u përbuz me gallatë e perbuzje na ana e kryeministrit të vëndit. Tashmë këtë gjë po e thonë mediat Greke! Shpresoj të përbuzë dhe ata! Gazeta Greke “To Protothema” shkruan se ishujt Diapontia (Othonoi) përbëhen nga një kompleks prej 11 ishujsh duke përbërë në këtë mënyrë një arkipelag. Kështu ata i referohen ishujve Ereikuza, Mathraki, si dhe ishujve të tjerë të pabanuar si Diakopo, Diaplos Karavi, Kastrino Lipso (shkëmbi Barketa).
Kjo gazetë aludon më tej se ishulli I Sazanit është pjesë e këtij kompleksi!!!???
Me këtë Dekret, Greqia vazhdon aksionin e saj strategjik me synime të qarta ne Mesdhe, dhe sigurisht nëpërmjet dhe këtij dekreti synon ti minimizojë shanset Republikës së Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare.
Të gjitha shqetësimete e ngritura në prononcimet e bëra për këtë temë, tashmë po vërtetohen dhe po marin zë pikërisht nga vetë media Greke. Si gjithnjë kur ka ndonjë “arritje” duhet ti themi “Faleminderit” palës Greke, dhe natyrisht dhe në këtë rast nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Heshtja e qeverisë zyrtarizon dhe një herë atë se çka është rënë dakort ndërmjet kryeministrave, dhe deklarimeve se “Zegjerimi detit territorial të Greqisë është një e drejtë e tyre dhe nuk na cënon në hapësirat tona” jo vetëm që paskësh qenë i drejtë, por shkoka dhe përtej asaj që mendonim. Dmth situate nuk ishte aq keq sa e kishim menduar, por qënka akoma dhe më keq! Grekët na pretendokan deri në SAZAN! Për aq kohë sa Qeveria Shqiptare hesht dhe nuk reagon, natyrisht që çdo qytetari i lind e drejta të ndjehet i shitur, i tradhëtuar, i papërfaqësuar në këto interesa madhore Kombëtare!
O.M 25-12-2020