(Video) Monika Kryemadhi uron Krishtlindjet besimtarëve : Heshtje e detyruar nga pandemia. Mos kini frikë

313
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi uron besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Kryemadhi thotë se këtë vit po festojmë me një heshtje të detyruar dhe distancim fizik prej pandemisë së COVID-19. Ajo uron që përtej të gjitha situatave që po kalojmë, kjo Krishtlindje të mbushë të gjitha hapësirat e zemrës.
Urimi i plotë i Monika Kryemadhit :
Çfarë Krishtlindjesh ☺️! Besojmë apo nuk besojmë, bukuria e këtij Misteri e përfshin në plotësi krejt ekzistencën tonë, sepse Biri i Hyjit futet në historinë e botës nëpërmjet një shpelle të ftohtë, të varfër dhe aspak komode.
Çfarë Krishtlindjesh ☺️: Në heshtje të detyruar nga pushteti tokësor; në distancim fizik prej frikës së infektimit; pa darka e festime familjare; pa festime entuziaste; me orë të gjata nëpër pavionet e spitaleve; me lot pa fund për mungesën e shumë të dashurve që nuk jetojnë më; e gjithë kjo fryt i PANDEMONISË që nuk do të na lejojë për ta shijuar ftesën e Engjëjve –
MOS KINI FRIKË.
Uroj që përtej të gjitha situatave që mund të jemi duke kaluar, kjo Krishtlindje të jetë e Shenjtë duke ju mbushur të gjitha hapësirat e zemrës tuaj me praninë e Atij që ka ardhur për t’i dhënë ngrohtësi shpellës së ftohtë që koha ka krijuar tek ne.
Për shumë mot Krishtlindje me zemër të mirë. 🙏
❤️
Sigal