Sot pasdite nisin reshje intensive, çfarë pritet

361
Sigal

Duke nisur nga pasditja e kësaj të premteje, vendi ynë pritet të përfshihet nga reshjet e shiut, të cilat në disa qarqe do të jenë intensive.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit duke nisur nga sot dhe në vijim gjatë ditës së shtunë, “priten reshje shumë intensive në qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet Kukës dhe Lezhë priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive.

“Në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata”, informon Instituti i Gjeoshkencave.

IGJEUM thotë më tej se si rezultat i intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen vërshime lokale të shkurtra, kryesisht në veriperëndim dhe zonat bregdetare të vendit. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.