Tiranë/ Gjendet një trup i pajetë, ende nuk është identifikuar

249
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një objekt.

Policia e Tiranës ka njoftuar se ende nuk është identifikuar shtetasi në fjalë, si dhe ai nuk ka shenja dhune.

Gjithashtu bëhet e ditur se grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe :  KQZ hap garën për kompanitë që do realizojnë identifikimin elektronik të votuesve

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2020, rreth orës 14:16, në rrugën “Myslim Keta”, në një objekt është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.