Tragjedi në Krishtlindje / Djali vret babanë me thikë, zbulohen detajet

215
Sigal

Një krim i rëndë në familje ka tronditur sot qytetin e Prizrenit në ditën e Krishtlindjes, ku raportohet se djali ka vrarë me thikë babanë.

Zëdhënësi i policisë së Prizrenit Shaban Osmanollaj ka konfirmuar ngjarjen e rëndë për mediat në Kosovë. Autori është një 30-vjeçar me inicialet M.H., ndërsa i ndjeri ishte një burrë rreth të 50-ave.

“Sot me datë 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55, një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga ‘Nazim Kokollari/ është duke ndodhur një rast dhune në familje, ku djali është duke i sulmuar prindërit”.

Lexo edhe :  (Video) Monika Kryemadhi uron Krishtlindjet besimtarëve : Heshtje e detyruar nga pandemia. Mos kini frikë

“Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeçar i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatesisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.