“Blindohet” zona e ish-Bllokut, Policia nis patrullimin

423
Sigal

Kur Shqipëria po shkon drejt paralizimit nga situata e koronavirusit, në Tiranë, sidomos në zonën e ish-Bllokut qytetarët vijojnë të shkelin masat dhe të mbushin lokalet.

Mbrëmjen e sotme kanë nisur patrullimet e para të policisë në kryeqytet.

Policia e Shtetit, Policia Rrugore dhe Policia Ushtarake janë parë të qarkullojnë në një nga zonat më të populluara të Tiranës, në ish-Bllok.

Edhe në qytete të tjera të vendit, si në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë, policia ka ngritur postblloqe në disa pika kyçe të qyteteve.