Moisi Dalipi: Kur luan dhe  fiton Tirana

714
Sigal

Ndeshjet e javës 27-të , do luhen pa tifozë

Pak javë më parë kur klasifikimi e kishte vendosur Tiranën në  vendin e dytë në klasifikim  , gazeta jonë “Telegraf”  u prezantua  me shkrimin “Kujdes , po vjen Tirana “!Në fakt  kështu ndodhi, sepse  dy javë më vonë Tirana mori , mirë dhe bukur kryesimin dhe tani  pas javës të 26 të Kampionatit të 81 –të Kategorisë Superiore ,Tirana  ka formuar dhe shkëputjen e  duhur , kur tani që është 53 pikë  , 9 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Kukësi, 12 pikë më shumë se vendi i tretë Laçi  dhe vendi i katërt Skënderbeu. Për rivalët e tjerë si Teuta , Partizani, Bylis dhe Vllaznia , kjo skuadër që nga java në javë ka ditur vetëm të fitojë thuajse është bërë e pakapshme. Dhe më mirë se kushdo tjetër këtë gjë e vërtetoi java e  kaluar e Superiores  ,edhe pse është zhviluar në dy ditë më 8 dhe 9 mars , ajo tregoi se kjo Tiranë nuk ka të daluar në ecurin e saj pozitive .Kështu   pra , Tirana e drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo  në 14  ndeshje tre drejtuara  nga ana e tij në kampionat dhe Kupë  ka marrë 13 fitore dhe vetëm një barazim. Në  kampionat janë plotë 11 ndeshje të fituara dhe vetëm  një barazim.

Më mirë se pak kush deri tani  kjo ecuri pozitive edhe pse dikush pak javë më parë   kërkoj të bënte ballafaqimin e  “rekordit Starova” në vitin 2005 kur këtë skuadër e drejtonte trajneri Sul Starova . Në një  analizë të studiove sportive  dikush ka sjell si “rekord”  Tiranan ( ish 17 nëntorin ) e drejtuar në vitet 1965 -1970 nga trajneri Myslym Alla.Por të dy këto “rekorde”  janë lënë tashmë pas nga kjo skuadër dhe ky trajner Egbo , që me shumë  guxim dhe profesionalizëm kërkon  fortë ta  rikthejë  skuadrën bardhë e blu tek titulli i 25 herë kampion.Dhe ndoshta këtë javë  Tiranën që pasi ka kryer detyrën e saj me fitoren  ndaj Laçit me rezultatin 1-0  , e ka ndihmuar Skënderbeu  që fituar 2-1 ndaj Kukësit , por Vllaznia që ka fituar në Shkodër 1-0  ndaj Partizanit.Por tashmë jemi mësuar se kur luan Tirana , ajo  vetëm fiton.Dhe tifozeria e saj  po tregon se po i shijon si di ajo këto fitore  që nuk kanë të ndalur nga asnjë kundërshtarë. Këtë gjë e tregoi përsëri  dhe këto ditët e fundit që   u zhvilluan ndeshjet  e kësaj jave  që dhanë këto rezultate:

                       

Dhe  meritën për  këtë rreshtim kaq intersant  në klasifikim e ka Tirana kryesuese që  në 6 ndeshjet që ka zhvilluar deri tani në “AIR-ALBANIA “  ka marr  5 fitore dhe vetëm  një barazim. Këtë gjë e bëri dhe ndaj Lacit në mbrëmjen e 8-marsit, ku goli i shënuar në minutën e 73 ` nga sulmuesi Ngo ju dha tre pikët e kërkuara dhe atë “marsh” shkëputje që pak kush mendon se kur do të ndalet kur mbeten dhe 10 javë për të mbyllur garën. Ndoshta  në javët e ardhshme pasi të kenë siguruar fitimin e titullit kampion , do të dali dikush të ndali  “galopimin” e kësaj Tirane. Dhe kur fiton Tirana të tjerët heshtin. Këtë gjë e pranoi  bëre  dhe Laci  që shumë pak e kishte menduar  marrjen e pikëve bardhë e bluve .Vendi i  tretë në klasifikim për Lacin është  mundësi  e madhe që në javët e ardhshme të bëjë llogaritë për pikët që duhen  për një vend në zonën evropiane. Gjithsesi të dyja skuadrat kanë filuar të mendojnë ndeshjet e ardhshme ku Tirana do jetë në Ballsh për Bylisit , kurse Laçi  do pres në fushën e tij , rivalen Teutën .  Luftëtari 1-1 Bylis. Përsëri mungon fitorja e parë e këti viti  për Bylisin   që po prezantohet ndryshe pjesën e dytë të kampionatit, Edhe në këtë ndeshje Bylisit  i japin pikë  këmbët e  sulmuesit Guido , kurse  gjirokastritët  me golin e Likës kanë marrë barazmin, që tregoi karakterin dhe moralin  e respektimit të garës deri në fund të sezonit .Të njëjtën gjë  po bënë dhe Flamurtari që barazoi  1-1 me Teutën. Edhe pse këto dy skuadra kanë pak shanse për mbijetesë në Superiore , përsëri po tregojnë  vlera  që ndryshe po ti kishin shfaqur ato më parë , ndoshta do të ishin larg  zonës ftohtë. Por të dyja  skuadrat jugore   kanë disa javë që po shigjetojnë  gjyqtarët dhe kundërshtarët që i paragjykojnë paraqitjen e tyre në fushën e lojës. Vllaznia 1-0 Partizani. Edhe kjo javë regjistroi humbje për Partizanin  , që ndryshe po dorëzon  kurorën e  kampionit.Një skuadër pa nerv , pa  futboll fitues dhe pa motivim për të paraqitur vlerat  që ka si skuadër .Tashmë që rrëshqitja  në klasifikime ka vendosur në  vendin e 6 –të me 38 pikë , pak kush mendon  për  një rivalitet me Tiranën dhe Kukësin.Tashmë për Partizanin kanë ardhur momentet për të  bërë llogaritë për të shmangur dhe vendin e 8 -të , që ndryshe do thotë  , ti shpëtojë  zonës  të Plej-Autit.Vllaznia  nga ana e saj , u rikthye  tek fitorja e parë e këtij   viti në fushën e saj  , duke shmangur jo pak  moralin e duhur për të ecur kështu dhe në javët e ardhshme, për të  shmangur vendin e 8-të klasifikim , që do të thotë ndeshje finale – shtesë  për të  qëndruar në Kategorin Superiore .Dhe po ndodhi kjo , do thotë se Vllaznia  nuk e ka kryer si duhet  në sezonin e kaluar “stazhin” në Kategorin e Parë.Skënderbeu vazhdon të prezantohet i fortë me të fortët. Kështu është paraqitur edhe këtë javë në fushën e tij përball Kukësit duke fituar 2-1. Golat e Bregut dhe Ditës kanë qënë  ata që sollën fitoren , sepse goli miqve me anë të Ethemit  ka shkurtuar vetëm diferencën , por nuk ka  prishur aspak fitoren e  korçarëve që tashmë duhet llogaritur  jo  për mbijetesë , por dhe pse jo për zonën evropiane.

Kukësi tashmë i shkëputur me 9 pikë nga Tirana edhe pse nuk e deklaron se është dorëzuar në garën për titull me këtë humbje të pësuar tregoi se “valsi” i pankinave nuk janë zgjidhjet  e duhura .Këtë e tregoi më së miri dhe kjo ndeshje  e  luajtur keq  nga ana e tyre. Kështu kjo ndeshje  , ndihmoi jo pak Tiranën që duhet pranuar se kur luan mirë dhe vet , por duke pasur edhe atë fat  që trajneri Egbo e  quan si ndihmë të Zotit , ecën e sigurt drejt kurorëzimit  të fitimit të titullit kampion. Ndaj kur luan Tirana , fitorja është e ngjyrosur bardhë e blu. Ndeshjet Vllaznia –Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi për shkak të gjendjes nga përhapja e koronavirusit janë zhvilluar pa tifozë në stadium.Dhe  java e 27-të  do zhvillohet pa praninë e  tifozëve në stadium dhe do ketë kalendar:

 

         JAVA E 27 –TË (13-14 MARS)

                            TË PREMTEN

                   Bylis –Tirana              ora 14.00

                  Kukësi-Luftëtari        ora 14.00

                         TË SHTUNËN

             Flamurtari-Vllaznia         ora 14.00

             Laci –Tetuta                    ora 14.00 

        Partizani-Skënderbeu        ora 17.00