Java e 35-të e Kategorisë Superiores prodhoi 8 gola, ku një prej tyre ishte autogol.
Në përgjithësi, golat ishin thuajse të zakonshëm, kështu që mundësitë e përzgjedhjes për të përcaktuar golin më të mirë të javës janë të kushtëzuara.
Për nga mënyrë e realizimit, veçohet goli i shënuar nga Agim Ibraimi i Kukësit ndaj Skënderbeut. Kapiteni i skuadrës verilindore e ka treguar veten në disa raste, si në javën e fundit duke shënuar gola spektakolar nga jashtë zonës.