Drejtori i KESH-it Benet Beci, shpërdoroi detyrën dhe si kandidat për deputet bleu vota në Qarkun e Shkodrës

875
Sigal

 /Gazeta TELEGRAF

Paradoksale, që Benet Beci, drejtori i KESH-it, ishte njëkohësisht edhe kandidat i PS-së për deputet dhe bëri fushatë zgjedhore, duke shpërdoruar detyrën shtetërore. Si drejtor i KESH ka dhënë investime nga KESH, në zonën e tij elektorale, duke shpërdoruar fonde publike. Në një takim të organizuar në Vaun Dejës, Beci ka njoftuar rikonstruksionin e rrugës Qafë Çelë- Koman. Vlera e investimit kalon 2.4 miliardë lekë ose 24 milionë dollarë. Lajmin e ka njoftuar vetëm Beci përmes një video të publikuar në Facebook, e cila ka vërtetë shijen e fushatës elektorale. Përmes një tenderi me procedurë të hapur, KESH  ka prokuruar furnizim, instalim, ekskavator special, dhe greifer hidraulik. Vlera limit, sipas dokumenteve zyrtare është rreth 1 milion e 450 mijë dollarë. E ndërsa fituesi do të duhej të dilte pa garë, kandidati socialist që pret të marrë mbrojtjen me mandat në 25 prill, ka shpallur fituesin pa garë.

Në Qarkun e Shkodrës për rastet e shitblerjes së votës dhe shkelje të tjera flagrante të ligjit që kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor, Partia Demokratike ka depozituar tre kallëzime penale në SPAK gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, në datat 15.04.2021, 21.04.2021 dhe 06.05.2021.

Përkatësisht:

Në datën 15.04.2021, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, shtetasit Benet Beci, kandidat për deputet renditur i treti në listën shumemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër; Tom Doshi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Kryetar i Partisë Social Demokrate dhe kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës dhe Shkodrës; Mark Frroku, person me rekorde kriminale; Gjon Gjonaj, Kryetar i Bashkisë Pukë; Ndue Luka; Lek Luka; Zef Luka; Vasil Muslia; drejtor i HEC Fierzë; Shkurt Lasku pronar i Hotelit “SHSH” në Bicaj; Ndriçim Lasku, punonjës i Njësisë administrative Rrape, Bashkia Pukë; Martin Perdedaj, administrator i njësisë administrative Qerret, Bashkia Pukë; Arben Guga, këshilltar në Bashkinë Pukë; Florin Kolaj, administrator i njësisë administrative Qelëz, Bashkia Pukë; Sokol Frroku, shofer i kryetarit të Bashkisë Pukë; Dritan Frrokun, pronar i “Odës së Kabashit”, Njësia administrative Rrapë, Bashkia Pukë; dhe Dake Hajdari (Curri), të cilët me veprime konkrete kanë konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 të Kodit Penal (Prova Nr. 3).

Në Qarkun e Shkodrës, persona me rekorde kriminale në bashkëpunim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, si dhe drejtues dhe punonjës së administratës publike, kanë zbatuar një skemë kriminale të blerjes së votës me 100 euro/vota. Konkretisht: Në krye të skemës kriminale të blerjes së votës në këtë Qark qëndron Benet Beci, kandidat për deputet renditur i treti në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër dhe Drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Tom Doshi, deputet i Kuvendit, Kryetar i Partisë Social Demokrate dhe kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës dhe Shkodrës, Mark Frroku, person me rekorde të rënda kriminale dhe Gjon Gjonaj, Kryetar i Bashkisë Pukë. Në Pukë dhe Gjergjan, Mark Frroku është personi kryesor për blerjen e votës, një person me rekorde të rënda kriminale, i cili ka përdorur edhe në këto zgjedhje lidhjet kriminale të përfshira edhe në zgjedhjet e 2013, 2015 dhe 2017.

Në Fierzë, skema kriminale e blerjes së votave është drejtuar dhe organizuar nga Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH dhe Vasil Muslia, me detyrë drejtor i HEC Fierzë.

Vendosja e shtetit në shërbim të Partisë, duke përdorur në mënyrë të paligjshme burimet shtetërore për devijimin e vullnetit të zgjedhësve (12 prova).

Tendera, prokurime publike për individët me rekorde kriminale në këmbim të mbështetjes politike në zgjedhje.

Shteti vendosi investimet publike në funksion të PS për zgjedhjet (shkelje e përsëritur 781 herë në të gjithë vendin):  Kryeministri Rama, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e PS-së përdorën investimet publike për propagandë politike, në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe aktet nënligjore të nxjerra nga KQZ-ja. Në 24 raste, për të cilat Partia Demokratike disponon foto dhe video, ndër të cilat nga deputetët e PS-së, Edi Rama, Benet Beci, Ilir Beqaj, Gjon Gjonaj dhe Milva Ikonomi promovuan investime publike me qëllime elektorale.