KAS rrëzon Celibashin / Pranohet ankesa e PL dhe Maliqit për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari me 11 kallëzime në SPAK

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka marrë sot një vendim të rëndësishëm lidhur me fatin politik të Bashkisë së Kuçovës. Gjatë mbledhjes zyrtare, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 1, të depozituar më datë 1 qershor 2026 nga Partia e Lirisë dhe Lefter Maliqi.Objekti i këtij ankimimi ishte kundërshtimi i vendimit nr. 35, të datës 21 maj 2026, të marrë më herët nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Ilirjan Celibashi). Ky vendim i parë lidhej me shqyrtimin administrativ të rezultatit të verifikimit (dosjen e dekriminalizimit) për kryetarin aktual të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Riza Hajdari, i cili ka garuar nën logon e Partisë Socialiste.Pasi shqyrtoi argumentet e paraqitura nga përfaqësuesit ligjorë të Partisë së Lirisë dhe Lefter Maliqit, trupa e KAS-it vendosi:

-Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore të depozituar nga opozita.

Sigal

-Shfuqizimin e plotë të vendimit nr. 35, datë 21.05.2026, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për mbylljen e verifikimit ndaj Kreshnik Hajdarit.

-Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që të rikthejë dosjen dhe ta shqyrtojë në themel këtë çështje administrative.

-Rrëzimin e kërkesës që synonte moslejimin e ankimit ndaj këtij procesi.

Në krye të bashkisë një i dënuar nga SPAK dhe me 11 kallëzime

Lidhur me çështjen Lefter Maliqi  u shpreh se rasti i Hajdarit përbën një situatë të pazakontë në raport me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri. Ai pretendon se çështja është zvarritur prej vitesh në institucione të ndryshme, përfshirë SPAK, gjykatat administrative dhe institucionet zgjedhore.KryebashkiakU abuzues, nën hetim nga SPAK, i dënuar nga SPAK dhe nën hetim për 11 kallëzime të tjera që unë kam bërë, vazhdon cirku i mbrojtjes oligarkike dhe politike sepse prandaj jemi në këtë gjendje sot, ku të rinjtë kanë marrë në dorë fatet e vendit për të rrëzuar këtë narkoshtet që nuk njeh as ligj, as drejtësi, as pronë, asgjë.

Si mashtroi Celibashi për Kreshnik Hajdarin e Kuçovës, duke i hapur rrugë kandidimit me ‘cene’ penale 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi mbajti në garë kandidatin socialist, Kreshnik Hajdari, ndonëse ky i fundit rezultonte i dënuar në Greqi dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Ligji është i qartë, kushdo që ka fshehur të dhënat duhet të largohet nga detyra ose t’i ndalohet kandidimi. Ata që nuk e bëri Celibashi e bëri Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit ka nisi hetimet në 2023 për falsifikim formulari nga Kreshnik Hajdari dhe  kërkoi nga KQZ që t’i vihet në dispozicion formulari i dekriminalizimit.Celibashi veproi me dy standarde. Kur e kishte në dorë vendimin dhe duhej të vinte në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme nuk e bëri. Kur SPAK nisi hetimet, deklaroi se ju ka vënë në dispozicion dosjen. Zgjedhjet në Kuçovë duhet të përsëriten për shkak të pavlefshmërisë së kandidaturës së fituesit.Me mbërritjen e këtij njoftimi zyrtar nga SPAK, topi kaloi në fushën e KQZ-së.