Prof. Dr. Dëfrim Shkupi/ Qeveritarët shqiptarë të thërresin ekspertët për të shpëtuar realitetin e ri nga fenomeni i ngrohjes g

475
Sigal

 Si ka ndryshuar Shqipëria dhe rajonet që rrezikohen nga fenomeni i panjohur

 Ngrohja globale është termi i përdorur për të përshkruar rritjen graduale të temperaturës mesatare të Atmosferës së Tokës dhe të Oqeaneve, një dukuri që bën të ndryshojë Klima e Tokës. Ngrohja globale është reale dhe pranohet prej shumicës së shkencëtarëve. Në 100 vitet e fundit temperatura mesatare është rritur 0.4-1.0 gradë C Vëllimet e rritura të dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjerë që sjellin efektin serë kanë ardhur nga djegia e lëndëve të para djegëse si qymyri,nafta etj..Deri në vitin 2100 ,është parashikuar që temperatura të rritet deri në 5,8 gradë C, gjë që do të sjellë rritjen e nivelit të Oqeanit Botëror dhe reduktimin e zonave akullnajore (Arktiku dhe Antarktida). Është vënë re se 50 vitet e fundit ngrohja globale është shkaktuar nga veprimtaria e njeriut. Në 100 vitet e fundit niveli i Oqeanit Botëror është rritur 20.0 cm. dhe pritet që kjo rritje të shkojë deri në 2.0 m, gjë që, presupozon përmbytjen e një pjese të madhe të Ultësirës Pranadriatike në Shqipëri. Para 12-15 mijë vitesh akullnajat kanë zënë pjesën më të madhe të Amerikës dhe Euroazisë. Ato zinin tërë Kanadanë dhe gjysmën veriore të SHBA-ve si dhe gjysmën Veriore të Euroazisë. Në këtë periudhë territori shqiptar ka qenë më i madh dhe afrohej shume me Italinë, po para 5 mijë vitesh ndodhi një ndryshim i madh klimatik. Akullnajat u shkrinë dhe u rrit niveli i Oqeanit Botëror dhe deti përparoi në të gjithë zonat e ulëta dhe sikurse vihet re në Hartë duket që e gjithë zona e ulët shqiptare u përmbytën. Në këtë periudhë ka ndodhur dhe formimi i Detit të Zi (Para 5 mijë vitesh deti ka qenë liqen me ujë të ëmbël dhe mjaft i banuar përreth brigjeve të tij,-shkatërrimi i shkëmbinjve që ndanin zonën e Detit të Zi nga Deti Marmara, solli një përmbytje të madhe dhe krijoi konfiguracionin e sotëm të Detit të Zi). Për t’u dalë problemeve përpara duhen marrë një sërë masash për të minimizuar efektet që ndihmojnë ngrohjen globale. Po gjëja më kryesore që duhet bërë në Shqipëri është se duhen rishikuar të gjitha ndërtimet pranë vijës bregore sidomos të Adriatiku. Perspektiva e këtyre ndërtimeve tashmë është e paralajmëruar. Për këtë duhet që qeveritarët t’ia lënë vendosjen e masave të përshtatshme ekspertëve dhe profesionistëve dhe të rishikojnë vendimet e tyre për shkatërrimin e Institucioneve Shkencore.

Urgjenca e ngrohjes globale

Një pjesë tepër e madhe e publikut amerikan përkrah idenë se ngrohja globale është e vërtete dhe është problem serioz dhe një pjesë tjetër (ana kundërshtuese) argumenton që marrja e masave kundër saj është tepër e vështire nga ana ekonomike. Kjo pjese përqendrohet në dy pika: nëse problemi është urgjent dhe duhet të bëhen hape që kushtojnë shumë apo ky problem mund të eliminohet gradualisht duke bërë hapa me kosto të ulet. Politikanet që janë në favor të marrjes së masave kundrejt ngrohjes globale shikohen në mënyre më të favorshme. Padijenia është e madhe për ngrohjen globale, por jo procesi që rrethon Kyoto Treaty. Dioksidi i karbonit dhe disa gazra të tjerë në atmosferë veprojnë si serrat, ku rrisim ato lulet, perimet. Shtresa e gazeve kryesisht gazi karbonik, lejon rrezet e diellit të bien mbi tokë, por pendon nxehtësinë e tepërt të largohet nga Toka drejt kozmosit. Pjesa më e madhe afirmon realitetin e ngrohjes globale. Ndryshimi i akumulimit me borë në Kilimanxharo, në 1993 edhe në 2000. Kilimanxharo ka humbur 82 % të dëborës gjithëvjetore në shekullin XX për shkak të reduktimit të ndjeshëm të reshjeve. Modelet klimatike të punuara nga IPÇ tregojnë një rritje të madhe të temperaturës, gjatë shekullin XXI, midis 1,4 e 5,8 °C. Virtualisht në të gjitha sondazhet që janë bërë, një pjesë tepër e madhe beson se ngrohja globale është një problem i vërtete. Vetëm një pjesë tepër e vogël e publikut (me pak se çereku) dyshon në realitetin e ngrohjes globale. Sidoqoftë qysh nga fillimi i administrimit nga Bush përqindja e pjesës që dyshon është rritur.

 Kundërshtimet.

 Në shtator 2002, 74 % është thënë të “besoje që përhapja e gazrave si dioksidi i karbonit po shkakton rritjen e temperaturës globale” ndërsa 23 % nuk besonte (Time/CNN). Në Gusht 2002 Harris sondazh, 72 % thuhet se besojnë teorinë e ngrohjes globale ndërkohe që 20 % thuhet të mos e besojnë. Nga Dhjetori 1997 në përgjigje të së njëjtës pyetje 67 % thuhet të besojnë dhe 21 % jo. Në Korrik 1999 NBC Neës/Ëall Street Jurnal sondazh, vetëm 11 % qëndruan në pozicionin që “Shqetësimi për ngrohjen globale është i pajustifikueshëm. Në shtator 1998 Ëirthlin sondazh, 74 % shprehen besimin se, ngrohja globale është e vërtetë ndërkohë që, 22 % thonë se nuk besojnë. Në tetor 1997 Universiteti i Ohio’s të pyetur mbi idenë e temperaturës së globit të ngritur në mënyre graduale gjate 100 viteve e fundit rezultoi në 77 % e tyre të besojë se ky proces është i mundur të jetë zhvilluar ndërkohë që, 22 % e tyre thonë se mbase jo. Kështu që, 74 % mendon se temperatura mesatare e globit të jetë në ngritje gjatë të ardhmes ndërkohë që, 22 % mendon se nuk mundet. Kur PIPA në 1998 dhe 2000 ofroi një reagim në tre pozicione të mundshme të ngrohjes globale, me një nga variantet që ngrohja globale është e vërtete por nuk kërkon aktivizim me kosto të lartë, më tepër se 80 % zgjodhën variantin që deklaron realitetin e ngrohjes globale. Dhe kjo të bën të mendosh se disa pjesëmarrjes në sondazhet e tjera, të cilët nuk kanë përkrahur realitetin e ngrohjes globale faktikisht janë munduar t’i shmangen variantit e kostos së lartë dhe nuk kanë votuar besimin e tyre mbi ngrohjen globale.

  Katastrofa e tokës nga rreziku i dobësimit të diellit dhe meteorëve

 Gjithmonë gjatë kohëve të fundit është përsëritur fraza se tokës sonë po i afrohet një katastrofë. Koha e ftohtë e këtyre ditëve po vërteton gjithmonë e më shumë argumentin e disa shkencëtarëve për afrimin e një grupi meteorësh që mund të shkëputen nga çasti në çast, duke rënë mbi sipërfaqen tonë. Por kjo edhe mund të mos ndodhë, nëse shpërpjesëtimi i raporteve të elementëve qiellorë nuk ndodh. Gjithashtu, nëse ata bien, kjo do të shkaktojë rrezikshmëri të lartë, sepse këtë radhë pasojat nuk mund të parashikohen. Nga ana tjetër ardhja e këtij fronti të ftohtë i ka bërë shkencëtarët që të mendojnë se dielli po dobësohet disi, por ende nuk është zbuluar nëse ky dobësim, do të jetë i përkohshëm dhe i limituar, apo i vazhdueshme dhe i përhershëm. Por ajo që thuhet ngado me zë të lartë është fakti se parametrat normalë janë shpërbërë dhe rreziku i katastrofës është eventual, prandaj duhet të merren të gjitha masat nga shteti, duke bashkëpunuar me ekspertët që të shpëtojmë atë që mund të shpëtohet.