Bashkia e Skraparit në kolaps drejt falimentimi. Punëtorët 2 muaj pa rroga, 8 muaj pa sigurime shoqërore

698
Sigal

Bashkia Skrapar në kolaps dhe drejt falimentimit!

Një anarshi totale e gjen këtë vit bashkinë e rilindjes të Skraparit. Të gjithë janë dëshmitarë të asaj çfarë po ndodh në bashkinë Skrapar. Është mjaft e dukshme papastërtia e qytetit, mbeturina të hedhura gjithandej, kosha në gjendje të shkatërruar, infrastrukturë që po dëmtohet nga dita në ditë, ndriçimi rrugor në qytet jashtë funksionit prej shumë muajsh, për të vijuar më tej me gjendjen financiare në të cilën ndodhet bashkia dhe institucionet në varësi të saj. Mjafton të përmendim ndërmarrjen Pyjore që i sillte bashkisë një vit më parë mbi 70 %, e të ardhurave sot është jashtë funksionit, ekipi i futbollit një tjetër anarshi, i lënë në pikën e hallit dhe rrezikon të ulet një kategori më poshtë, pasi sportistët nuk marrin pagat, si dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime sh.a, ku punonjësve nuk u paguhen sigurimet dhe tvsh-ja, prej 8 muaj, ndërsa po futen në muajn e 3-të pa marë pagat. Të gjitha këto dëshmojnë për paaftësi të theksuar në menaxhimin e bashkisë dhe institucionet në varësi të saj duke e zhytur bashkinë në kolaps ekonomik. Paftësia dhe makutëria në mbledhjen e taksave vë në rrezik pagesat e punonjësve për muajt në vijim. Çfarë mund të presësh nga një kryetar i rilindjes që nuk ka aftësitë dhe vizionin për të menaxhuar bashkinë? Mirëqënia do mbetet utopi dhe zhvillimi do jetë regresiv. Gjithashtu dhe investimi i ardhur së fundmi për ujësjellësin është copëzuar, pasi në këtë projekt kompleks përfshiheshin rikonstruksioni rrjetit të ujit të pijshëm, i ujërave të zeza, rehabilitimi i ujërave të bardha si dhe landfilli i përpunimit të ujërave të zeza. Babëzia e “Kap çfarë të kapësh”, e copëzoi këtë investim duke u bërë vetëm rikonstruksioni i ujit të pijshëm. Një investim që do të shkojë dëm, pasi përsëri qyteti do të shkatërrohet për rikonstruksionin e ujërave të zeza ndërkohë që janë më të domosdoshme se uji i pijshëm. Një projekt i një rëndësie jetike për të ardhmen e qytetit është copëzuar për të përmbushur interesat e një titullari të pangopur. Çka është më keq makutëria nuk ndalet këtu dhe kjo do të thotë, se heshtja vazhdon! Hesht se po vjedhim i thonë hesapit, askush nuk e vë ujin në zjarr kur thotë populli. Nuk ka si të ndodhë ndryshe dhe të mos shkojë mendja se këtu po heshtin edhe ato organe që në këtë rast duhet të veprojnë. Pse heshtin organet hetimore, apo ato të ekonomisë, si krimi ekonomik, prokuroria, etj? Kësaj i thonë hesht ti, se po vjedh unë, hesht se ne dimë të qeverisim. Ku dhe çbënë, administrata pasi na premtuan një administratë të kualifikuar me prurje dhe nga rrethet, por na doli e paaftë dhe e korruptuar, me skandale tenderash, paaftësi në punë, hajdutëri ndihmash dhe adhurues alkooli të pohojnë sapo mbrrin në qendër të qytetit të Çorovodës. Turpi spaska të sosur në këtë bashki, dhe populli i kësaj bashkie ka ngritur një këngë: Ku je mo Adnor Shameti mo aman / Në vend të kalit lidh gomarën. O Tiku të qofsha fal / Pse më vjen kotë vërdall / Ku ka zjarr, e ku ka tym,/ Ku derdhet rakoja me gjym. Kështu është kur administrator njësish administrative me arsim 8-vjeçar, që bëhen protagonistë të emisioneve investigative për fallsifikim dokumentash të arsimit të mesëm, në fakt kanë mbaruar shkollën e lartë, por nuk kanë të mesmen. S’mund të ndodhte ndryshe kur hajdutërinë e qeverisjes vendore e kryeson një, kryetar aktual që kujton se populli nuk i di makuritë e tij. Shumë banorë të qytetit teksa i takon, fjalën e parë të thonë se ky kryetari që nuk di nga lidhet ai i gjati, në borderotë e bashkisë dhe të ndërmarrjeve në varësi të saj, figurojnë persona të cilët paguhen pa shkuar asnjë ditë në punë, dhe ne jemi në gjendje t’ju japim edhe emra konkretë. Gjithashtu, heqja inatçore e menjëhershme e gati 100- punonjësve, drejtues të administratës, apo edhe punonjës duke i zëvendësuar me miq dhe të afërm të tij, as që e di rilindasi plak sa i ka shkaktuar dëm ekonomik nga humbja e gjyqeve, thuajse 70 % e punonjësve të hequr nga puna kanë fituar gjyqet, madje ka dhe nga ata që do marrin rrogat deri sa të kthehen në punë. Banorët e kësaj bashkie thonë, se me këtë mendje arrogante të këtij kryetari që drejton bashkinë me korespodencë e ka zhytur bashkinë në një borxh të madh, i cili do shlyhet nga taksat e popullit, dhe për këtë, një ditë duhet të japë llogari. Normalisht kjo situatë do ndodhte kur meritokracia zëvendësohet nga nepotizmi. Madje sipas pohimeve të banorëve skandalet nuk kanë të sosur për këtë kryetar, kur korridoreve të bashkisë sorrollaten dhe nuk priten në zyrë qytetarë hallexhinj për problemet që kanë, pasi kryetari është shumë “i zënë”. Ditët e fundit po përflitet për një tjetër skandal që ndoshta janë llafe, por dyshimi është i vjedhjes së rrugës që po ndërtohet. Tjetër skandal i makutërisë më datë 30.04.2020, bashkia ka blerë një fadromë me një çmim shumë të lartë nga tregu ku vlera e prokurimit ka qënë 12 000 000 lekë të reja me tvsh. Në dhjetor te vitit 2015, bashkia Skrapar ka blerë një fadromë me të njëjtën vlerë, por fuqia motorike e saj dhe volumi i punës, është më i madh, thuajse dyfishin. Nga frika e vjedhjes kryetari i emëruar kërkon të fshihet pas “gishtit”, dhe fondin për të prokuruar ia kalon veglës së tij, drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike. Për të gjitha këto problem shkruan në faqen e saj zyrtare një tjetër burim nga Skrapari (LSI. Skrapar), ku rendit dobësitë e makutëritë e kryetari Tiku Mema, dhe me këtë rast shkruan në faqen e saj zyrtare: I bëjmë thirrje Prokurorisë së Beratit dhe Krimit Ekonomik, të veprojnë menjëherë. Fadromat po i shoqërojmë dhe me foto për të kuptuar të gjithë vjedhjen dhe makutërinë që ka kryer rilindasi i Bashkia Skrapar.
Nga Skrapari, Bashkim Kapinova