Tentoi ti vidhte çantën një pasagjereje në autobus, prangoset 56 vjeçari në Gramsh

338
Sigal

Një 56 vjeçar u arrestua nga policia në Gramsh pasi tentoi t’i vidhte çantën një shtetaseje, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë.

“Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 56 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, i cili ishte pasagjer në autobuzin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thīkë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë arrestim në flagrancë të autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thīka e përdorur nga autori.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja me dhūnë” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e ārmëve të ftohta”.