Basir Çollaku: Aplikim te KLGJ! KPA, na ruani 7 vende bosh në Apel deri në 2026

137
Sigal

Drejtuesja e Komisionit, Albana Shtylla në tetor të vitit 2022, i dërgon një shkresë drejtueses së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, që të mos harrojnë vendet e tyre, pra kërkon 7 vende bosh. Për të qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ligji parashikon një përvojë shtatë vjeçare, të cilën nuk e përmbushin asnjëri nga anëtarët.
                         

Hajde se u zunë vendet. Ndryshimet e shumta në institucionet e drejtësisë, një hartë e re gjyqësore, shkrirja dhe bashkimi në një gjykatë Apeli, ka sëkëlldisur jo pak anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, të rivlerësimit, të cilët mendojnë për të ardhmen e tyre, jo më tepër se të drejtësisë, apo institucionit.

Drejtuesja e Komisionit, Albana Shtylla në tetor të vitit 2022, i dërgon një shkresë drejtueses së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, që të mos harrojnë vendet e tyre, ashtu si ligji për prokurorë e gjyqtarë u njeh të drejtën. Pra kërkon 7 vende bosh, po Apeli e di vetë si funksionon me mungesa të shumta dhe me pafundësi dosjesh të akumuluara nga vendet e tjera të paplotësuara prokurorësh e gjyqtarësh, pasojë juridike e punës edhe të këtij Komisioni. Ndonëse njëri nga anëtarët, zoti Hajdari, është në një hetim, ku nuk dihet nëse do të qëndrojë apo zëvendësohet, megjithë angazhimet ndikuese për ta pafajësuar. Kapërcimet ligjore për t’u ardhur në ndihmë, si dhe për të shtuar përfitimet komisionarëve nuk janë të pakta. Ata me detyrën aktuale kanë marrë status magjistrati, ndonëse vetëm njëri nga anëtarët e ka këtë veshje nga kryerja e ciklit të shkollimit në magjistraturë. Gjithashtu, për të qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ligji parashikon një përvojë shtatë vjeçare, të cilën nuk e përmbushin asnjëri nga anëtarët, përveç zonjës Ina Rama, që ka qenë më herët në Gjykatë Apeli. Pavarësisht se përvoja profesionale e saj, kishte më pak se dy vite në një gjykatë rrethi, nga shtatë të përcaktuara nga kriteret ligjore në ngritjen në detyrë. Pra mazhoranca dhe kontribuesit u kanë falur këtyre “gjyqtarëve” së paku 10 vite investim në edukim dhe punë, të cilin nuk dihet si do ta mbyllnin personalisht.

Hajde se u zunë vendet. Ndryshimet e shumta në institucionet e drejtësisë, një hartë e re gjyqësore, shkrirja dhe bashkimi në një gjykatë Apeli, ka sëkëlldisur jo pak anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, të rivlerësimit, të cilët mendojnë për të ardhmen e tyre, jo më tepër se të drejtësisë, apo institucionit.

NOA

Në shkresën e dërguar, Shtylla shkruan:

E nderuar zonja Llagami

Këshilli i Ministrave, me vendim nr 495, datë 21/07/2022 “Për riorganizimin e rretheve gjyqësore të gjykatave” ka miratuar Hartën e re Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është bërë me dije nga njoftimet e publikuara në faqen zyrtare të institucionit tuaj, (kur duan marrin vesh kryesisht) se Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, ka ngritur një Grup Ndërinstitucional Pune, për ndjekjen dhe zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave të sipërcituar si dhe për të përgatitur të gjitha aktet e nevojshme për zbatimin e Hartës së Re Gjyqësore.

Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nëpërmjet kësaj shkrese dëshirojnë të sjellin në vëmendjen e Këshillit të lartë Gjyqësor dhe Grupit Ndërinstitucional të Punës, të ngritur pranë tij, përcaktimet kushtetuese që përcaktojnë pozitën e Kolegjit si Gjykata e vetme e procesit të rivlerësimit dhe gjykata e juridiksionit disiplinor si dhe nenin 166 pika 6 të ligjit nr 96/2016 “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili përcakton:

Anëtari i Kolegjit të Apelimit, emërohet si gjyqtar në nivel apeli në përfundim të mandatit, përveç rasteve kur ndaj tij është dhënë masë disiplinore, gjatë ushtrimit të detyrës”

Bazuar në nenin 179 pika 7 dhe nenin 179/b pika 5 dhe 6 të Kushtetutës, nenin c pika 16 dhe nenin F pikat 1 dhe 3 të aneksit të saj Kolegji i Posaçëm i Apelimit është:

  1. a) Gjykata që do të kontrollojë procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet shqyrtimit të ankimeve të subjekteve të rivlerësimit ose të Komisionerit Publik ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe
  2. b) Gjykata disiplinore për ankimin e magjistratëve për masat disiplinore të vendosura nga KLGJ, KLP, apo shqyrtimin e shkeljeve disiplinore për subjektet e përcaktuar në Kushtetutë dhe ligj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit në përputhje me juridiksionet dhe kompetencën e sipërcituar shqyrton dhe vendos për çështjen, si një gjykatë fakti, duke zbatuar dispozitat proceduriale të aplikueshme për Gjykatën e Apelit të juridiksionit të zakonshëm përfshirë edhe gjykatën e apelit administrativ si dhe vlerëson nëse në procesin e rivlerësimit, procedimit disiplinor apo hetimit të shkeljes disiplinore të një subjekti/ankuesi, janë zbatuar parimet e procesit të rregullt ligjor.

Komisioni i Venecias në opinionin e tij përfundimtar për ndryshimet kushtetuese datë 15 janar 2016, ka rekomanduar:

“Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit” ngjan me një gjykatë në disa drejtime

Anëtarët e tij quhen gjyqtarë, ata funksionojnë brenda Gjykatës së Lartë, dhe gëzojnë garanci të njëjta me gjyqtarët e kësaj gjykate. Për më tepër sipas projektit të ndryshimeve kushtetuese Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit bëhet një institucion i ndarë qartësisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Megjithatë Komisioni i Venecias rekomandon që mandati i Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit duhet të jetë relativisht i shkurtër. Por duhet thënë që një mandat i shkurtër, mund të shihet se i bën gjyqtarët e tij më të ndjeshëm ndaj ndikimeve të jashtme dhe mund të minojë pavarësinë e tyre dhe si pasojë të vërë në dyshim karakterin gjyqësor të procedurave para Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit. Për këtë arsye Komisioni i Venecias rekomandon që gjyqtarët e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, në përfundim të mandatit të tyre, duhet të vazhdojnë të punojnë si gjyqtarë të zakonshëm të Gjykatës së Lartë”

Bazuar në gjithë sa parashtruam më sipër, duke pasur në konsideratë pozicionin e posaçëm si gjykatë, që Kushtetuta i ka dhënë Kolegjit,, me qëllim që të mos vihej në dyshim karakteri gjyqësor, i procedurave të kryera të kësaj gjykate, si dhe për të shmangur ndikimin e jashtëm dhe për të garantuar pavarësinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës, ligjvënësi në nenin 166, pika 6 të ligjit ne 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” parashikoi për gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit garancinë e vazhdimit të ushtrimit të detyrës, si gjyqtarë në nivel apeli, në përfundim të mandatit të tyre.

Sjellim në vëmendje të Këshillit të Lartë Gjyqësor që sipas nenit 179/b pika 8 të Kushtetutës, gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kanë mandate nëntë vjeçar që përfundon në 17 qershor 2026.

Në kuadër të reformës së ndërmarrë mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore, përcaktimin e kompetencave tokësore të gjykatave, përfshirë edhe gjykatën e apelit të juridiksionit të zakonshëm dhe atë të apelit administrativ, si dhe numrit të gjyqtarëve që do të përcaktohen në këto të fundit, do të kërkonim nga Grupi Ndërinstitucional i Punës, dhe më tej nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, marrjen e masave nëpërmjet akteve dhe modaliteteve që Këshilli do të përgatisë dhe miratojë me qëllim zbatimin e dispozitës së mësipërme, për të garantuar që në përfundim të mandatit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit 7 gjyqtarët e tij të emërohen gjyqtarë në nivel apeli.

..Duke ju falënderuar për mirëkuptimin….