Niko Pasha/ Fluturojnë, fluturojnë zogjtë, gomarët e mushkat me drogë

569
Sigal

Këto lloj shpendësh i paska parë opozita “berishiane”, zoti Imami i pari duke i parë me syze, e pas tij Berisha, Basha e Paloka. Në ëndërr i kanë parë këta, gallofët u janë dukur avionë, duke parë dhe gomarë e mushka në Lazarat ngarkuar me drogë dhe nga gomarët e mushkat ngarkoheshin zogjtë nga xhadri e fluturonin Itali-Greqi. Në Lushnjë e Tepelenë ka me shumicë Pelikanë, Lejlekë, Pulëbardha dhe atje këto lloj zogjsh, të verbuarve të PD-së, u janë dukur avionë duke transportuar drogë. Qëllimi i akuzave të këtij lloji, i bëjnë vetëm ata që e shkatërruan ushtrinë, hapën depot e armatimit. Shkaku sjell pasoja, nga rrëmbimi i armëve u shkaktua tragjedi njëra pas tjetrës. Në Qafë-Shtamë 27 vetë u dogjën në depon e armatimeve, 26 vetë në Gërdec, hyri vëllavrasja e mijëra u vranë. Sali Berisha mblodhi ushtrinë në Përmet, madje dhe avion për të sulmuar Jugun nga frika. Nga frika e një sulmi të mundshëm ikën dhe u mbytën në Otranto 85 vetë. U shitën avionë e tanke për skrap të botës, u trafikuan armë të të gjitha llojeve, u shkatërruan bazat ushtarake, pronat u shitën dhe SHQUP-in e mori për zyrë PD-ja. Inatin opozita e ka se u iku karrigia e dytë, kanë frikë penalitetin për bëmat e korrupsionin dhe pasurit e vjedhura nga taksat e popullit fukara. Edhe një inat të madh e kanë, sepse Ministre e Mbrojtjes u zgjodh një zonjë, zj.Mimi Kodheli. Një grua fisnike, patriotike, trimëreshë, po sfidon burrat në detyrën e shenjtë si ministre e Mbrojtjes së atdheut, po bën reforma bashkëkohore, po padit të korruptuarin në ushtri, para ardhësit e saj, prandaj e sulmojnë! Partia Demokratike po luan lojën e kungulleshës, hajdut kapeni hajdutin! I shari të shan sot! Ajazi, u detyrua të haj buzët e veta me dhëmbë për gënjeshtrat që bëri Komandanti i përgjithshëm i FASH. Bujar Nishani po bëhet i ngratë se ka frikë komandantin suprem Sali Berishën! Ndaj si qytetar i drejtohem Ministrit të Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, të marrin masa urgjente, se na e njollosët keq Shqipërinë tonë, u bëmë gazi i botës. Ushtria na duhet. Ka 300 vjet Zvicra që se njeh luftën, por ushtrinë e ka të modernizuar, bashkë-kohore. Opozita sajon e sajon gënjeshtra, se diçka do të mbetet. I gjithë qëllimi i kësaj është që Shqipëria të mos marrë projektin në Qershor si kandidat në Europë. Salën, që i komandon, do ta krahasoja me Esat Pashë Toptanin! Çfarë i ka bërë Shqipërisë Berisha në 10 breza, se ja ku janë dëmet e tij?!