60 monitorime në subjekte tregtare dhe arsimore

336
Sigal

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dega Gjirokastër ka kryer 60 monitorime në disa subjekte dhe institucione arsimore. Monitorimet u kryen në këto subjekte: ambulanca 5, qendra shëndetësore 2, institucione arsimore 5, bar-kafe/restorant/fast food 15, furrë buke/pastiçeri/byrektore 6, parukeri/berberhana -7, tregtim produktesh ushqimore 15 dhe tregtim produktesh jo ushqimore 5.

Sipas ISHSH-së, nga monitorimi në spitale, qendra shëndetësore dhe ambulanca u konstatua se personeli ishte i pajisur me maska, doreza dhe dezinfektantë; ishin vendosur posterat e Covid-19 dhe shenjat e largësisë; në hyrje ishin vendosur dezinfektantë; tualetet ishin të pastra dhe me ujë të rrjedhshëm, si dhe të pajisura me detergjentët përkatës; nuk kishte grumbullime të pacientëve. “Nga monitorimi në institucionet arsimore u konstatua se kryhej matja e temperaturës në hyrje nga personeli shëndetësor me termometer infrared; kishte prezencë të dezinfektantëve; personeli dhe nxënësit ishin të pajisur me masa mbrojtëse dhe dezinfektantë; në kopshte respektohej largësia midis fëmijëve”.

Nga monitorimi i 48 subjekteve u konstatua se ishin të pajisura me lejen e ushtrimit të aktivitetit; kishin afishuar protokollet përkatëse dhe posterat; respektohej distancimi social; punonjësit kishin masa mbrojtëse etj. Nga ana tjetër, u krye një inspektim i paraqitur në platformën googleforms në institucionin arsimor Kopshti Memaliaj me nr. NIPT: K49322533T/003. Nga inspektimi u konstatua se mungonte termometri infrared dhe ndaj këtij subjekti u mor vendimi i ndërmjetëm për mbyllje të aktivitetit deri në pajisje me termometer infrared”.