Urdhri/ Emigrantët që nuk kanë paguar taksat publike, do t’u bllokohen makinat, ose “letrat” në kufi

551
Sigal

Arjan ZADRIMA

 

Ministria e
Brendshme, po vazhdon të bëjë çudira me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa
“rilindja”, u qau hallin dhe u premtoi lehtësira shqiptarëve të diapsorës me një
Samit të bujshëm në Tiranë, “prapa shpinës” së tyre e tinëz, nxerr urdhra për të
bllokuar ardhjen e tyre në Shqipëri. pas urdhrit të ministrit të brendshëm Sajmir
Tahiri, për të mos lejuar bërjen e letrave zyrtare për celebrimin në martesë të
atyre që nuk ka paguar taksën e gjelbërimit, të pastrimit, të shkollës e
televizorit, ka dalë një urdhër tjetër me firmë e vulë të ministrit Tahiri,
dërguar gjithë policive në pikat e kalimit të kufirit, për të bllokuar gjithë
emigrantët shqiptarë që do vijnë për festa e fundvitit në Shqipëri nga toka,
deti dhe ajri. përse? urdhri i jep fuqinë policisë së pikave kufitare, të bëjnë
bllokimin e makinave, ose të pasaportave për çdo emigrantë që nuk ka paguar
taksën e pastrimit, të gjelbërimit, të ndriçmit të shkallës, të arsimit e të
televizorit. Emigrantët nuk e dinë edne, që në kufirin e tokës shqiptare, i
pret postbloku i policisë “Tahiri” e cila u ka zënë pritë, për t’i kapur kur të
kalojnë kufirin dhe të futen në tokën shqiptare.