KLSH për një pushtet vendor më efektiv

554

Nga
Xhaferr Xhoxhaj, KLSH

 

Reforma
administrative dhe centralizimi i punëve vendore në 61 bashki të reja duhet të
krijojë mundësi për një rritje të funksionalitetit  të pushtetit vendor, për më shumë punë dhe shërbime
për qytetarin. Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë këtyre
bashkive, gjetjet dhe rekomandimet  e tij
synojnë pikërisht përmirësimin e administrimit të territorit, sidomos të punës
së inspektorateve vendore të ndërtimit, të ujësjellsave, të mbledhjes së
taksave vendore, etj. Sot situata vijon të jetë shumë problematike. Le të
marrim menaxhimin e ujësjellësave nëpër bashki. Nëse pa energji elektrike mund
të rrish edhe 1 javë, pa ujë nuk mund të qendrosh as edhe 1 ditë. Janë me dhjetëra
mijëra familjet që nuk e paguajnë faturën e ujit si dhe me mijëra bizneset.
Programet qeveritare të periudhës 2010-2016 kanë kërkuar
decentralizimin dhe komercializimin
e mëtejshëm të strukturës, në mënyrë që shërbimi i ujësjellës-kanalizimeve të
jetë me vetëfinancim, me një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm, me synim
përmirësimin e treguesve të punës dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndaj
konsumatorit. Mirëpo rezultatet në këtë drejtim janë shumë të dobta.

Shqipëri ka 59 shoqëri ujësjellësi dhe kanalizimesh. Të gjitha këto
shoqëri  u transferuan dhe kanë ngritur
këshilla mbikëqyrës në pronësi të qeverive vendore. Prej tyre,  dy shoqëritë 
më të mëdha-në kryeqytetin e vendit Tiranë dhe në Durrës- mbajnë mbi një
të tretën e popullsisë. Pavarësisht se “de
juro
” të 59 ujësjellësat sha u janë transferuar bashkive, në shumicën e
rasteve ky transferim ka mbetur vetëm në letër, pasi ujësjellësit funksionojnë
si më parë, pa përmendur ujësjellësat e ish-komunave, tërësisht të
pamenaxhueshëm, si nga kosto e mbajtjes, ashtu dhe mënyra e arkëtimit dhe
menaxhimit të të ardhurave. Për auditimin e tyre nuk është ngarkuar ndonjë
strukturë shtetërore, me arsyetimin se ujësjellësat kanë auditin  e tyre te brendshëm, në kohën
kur disa prej tyre nuk kanë fare struktura auditimi.
Performanca
e shoqërive  të ujësjellësit është e
dobët. Uji që nuk sjell të ardhura- pjesa e ujit që prodhohet e futet në sistem
por që nuk gjeneron asnjë të ardhur – është në nivel të larte, mbi 70 përqind,
edhe për shkak se vetëm 54 përqind e lidhjeve në shkalle vendi janë të pajisura
me matës. Shumë pak shoqëri anonime ujësjellësi sot janë në gjendje të mbulojnë
plotësisht kostot e operimit dhe të mirëmbajtjes nga të ardhurat veta. Per te
mos krijuar kolaps ne kete sherbim jetik per popullaten dhe biznesin,
subvencionet e qeverisë qendrore per kostot operacionale te ujesjellesave
shkojnë deri rreth 12 milione euro ne vit, ose rreth një e treta e kostove
direkte operacionale. Kjo situatë ka rënduar Buxhetin e Shtetit dhe është kërkesë
urgjente që të synohet përmirësimi i administrimit të ujësjellësave, kërkesë që
KLSH e ka përsëritur në dhjetra auditime të tij gjatë viteve 2012-2016.

Sigal

E njëjta situatë problematike paraqitet edhe në
administrimin e territorit dhe funksionimin e inspektorateve vendore të ndërtimit.
Pavarësisht se disa masa shtrënguese dhe
kontrolle kanë sjellë pakësimin e ndërtimeve pa leje, strukturat e
Inspektoriateve Ndërtimore Urbanistike, me këtë formë organizimi dhe vartësie
që janë, aktualisht e kanë të pamundur të frenojnë ndërtimet, e kundraligjshme.
Ne shumë raste, përveç mungesës  së
vullnetit për t’i parandaluar ato, interesave okulte dhe korrupsionit, luajnë
rol në këtë pamundësi edhe mangësitë në riorganzimin e këtyre strukturave dhe
mungesa e mjeteve prishëse. Gjykoj se vartësia e inspektoriateve dhe emërimi i kryeinspektorëve
të Inspektoriateve Ndërtimore Urbanistike duhet të jetë në vartësi dyfishe, të
propozohen nga titullarët e njësive të qeverisjes vendore, pra kryebashkiakët
dhe të shkarkohen me miratimin e Kryeinspektorit të Inspektoriatit Ndërtimor
Urbanistik Kombëtar. Për sa kohë vartësia e 
tyre do të jetë vetëm nga kryetari i bashkisë, do të paraqiten
vështirësi në zbatimin e ligjit për parandalimin e ndërtimeve të kundraligjshme.
Edhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar e ka të pamundur që të mbulojë
me kontroll gjithë territorin, sado prishje që të bëjë, pasi  mungojnë mjetet dhe nuk kemi asnjë rast të
ndëshkimit të punonjësve të 
Inspektoriateve të Ndërtimit Urbanistik Vendorë, në zonat ku kryhen
ndërtimet pa leje. Inspektoriatet urbanistike vendore nuk dërgojnë evidenca për
masat e mara, duke u mjaftuar vetëm me informimin e kryetarëve të bashkive, ku
një pjesë e tyre, kanë interesat e veta për objektet e ndërtuara pa leje dhe
një punonjës inspektoriati ndërtimor vendor e ka të pamundur të pengojë një
objekt i cili është ndërtuar me urdhër verbal dhe dijeni të kryetarit të bashkisë.
Mangwsitw nw vjeljen e tw ardhurave vendore ndoshta pwrbejnw sfidwn dhe
problemin mw madhor tw 61 bashkive sot. Nw shumicen e rasteve, këto
bashki vuajnë mënyrën e organizimit dhe mungesën e strukturave për  mbledhjen e të ardhurave, pasi njësitë vendore
nuk kanë asnjë kompetencë, edhe pse kanë administratë tatimore. Ato vetëm
arkëtojnë të ardhurat dhe nuk kanë struktura për mbledhjen me forcë të taksave.
Vetëm bashkia Tiranë është e organizuar sipas një ligji të veçantë. Por edhe në
Tiranë nuk mblidhet taksa e popullatës për pasurinë. Sa qytetarë nuk paguajnë
sot taksat mbi pronësinë? Përgjigja është mbi 80 përqind e tyre Në Tiranë
mblidhet 10% e taksave mbi pasurinë. Ka bashki që nuk mbledhin më shumë se 3%,
madje ka bashki të cilat nuk mbledhin asnjë lek. Në bashkinë Tiranë, të 11
njësitë  bashkiake nuk kanë asnjë
kompetencë, pasi vetëm arkëtojnë taksat që derdhin qytetarët në mënyrë vullnetare
dhe i derdhin në bashkinë e madhe. Edhe këtu 
mungojnë strukturat për mbledhjen me forcë të taksave për popullatën
duke ia lënë atë dëshirës së qytetarëve. Le të dalë dikush të thotë vetëm një
rast kur një njësi bashkiake u ka dërguar njoftime zyrtarisht me postë qytetarëve
(popullatës), për pagesën e taksave, për të mos folur për format e kërkimit në
rrugë gjyqësore, kur detyrimi nuk shlyhet. Si KLSH po vijojmë të kërkojmë me
forcë pranë titullarëve të njësive vendore që auditojmë, marrjen e masave
emergjente dhe urgjente për përmirësimin e situatës. Në çdo auditim të ri që
ndërmarrim, me kujdes dhe urdhër të veçantë të Kryetarit të KLSH, gjëja e parë
që kontrollojmë është zbatimi i rekomandimeve të lëna gjatë auditimit të
mëparshëm. Megjithë disa masa të marra dhe lëvizje për të ndryshuar situatën,
ajo vazhdon të ngelet tejet problamatike. Si KLSH mendojmë, se presioni pozitiv
nëpërmjet ndërgjegjësimit të opinionit publik është një nga mjetet më efiçiente
për pasjen e një pushteti vendor sa më pranë qytetarit dhe efektiv.