Baret e restorantet i bëjnë kërkesën qeverisë: Të rishikohet orari i lejimit të muzikës dhe i mbylljes së aktivitetit të lokaleve

246
Sigal

Kërkesa e restoranteve dhe bareve në vend, është që të rishikojë masat anti-covid që janë në fuqi. Përmes shoqatës “Bar Restaurants dhe Club”, ata i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit Arben Ahmetaj dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke thënë se kanë pasoja “të pakonceptueshme” si rezultat i pandemisë së Covid-19, për shkak të rënies së xhiros.

“Kërkojmë rishikimin e orarit të muzikës pasi nuk mendojmë që qytetarët duhet të edukohen me muzikën e betoniereve që punojnë orar pa orar. Rishikimin e orarit të mbylljes së aktivitetit tonë pasi kjo mbyllje ekziston për bllokun e qendrën e qytetit dhe për sheshet e koncertet nuk ka as orare dhe as pengesa në grumbullime masive”.

Po ashtu ata kanë kërkuar edhe marrjen e masave lehtësuese si uljen e TVSH-së në të njëjtin nivel si sektori i turizmit dhe agroturizmit.