Eksploziv në shtëpinë e 58 vjeçarit, arrestohen 2 vëllezër

684
Policia e Shkodrës vuri në pranga dy vëllezër, banues në fshatin Stajkë të Bushatit.
Ata dyshohen si autorë të hedhjes së një lëndë shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale në oborrin e shtetasit P.P.
Të arrestuarit janë Klevin Palushaj 22 vjeç dhe Paulo Palushaj 24 vjeç.
“Arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës, rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P 58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti tip Benz me targë AA 671 PR , e shtetasit P. P”.
Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit , e kryer në bashkëpunim” .
Sigal