Babai aksidenton me zetor vajzën 3-vjeçare në oborrin e shtëpisë

239
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çerven në Fier.

Babai ka aksidentuar me mjetin tip zetor vajzën e tij 3-vjeçare.

E vogla është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit për të marrë kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.