Plagoset një minator 55 vjeçar në galerinë e Bulqizës

216
Sigal

Një minator 55 vjeçar u aksidentua paraditen e kësaj të hëne në minierën e Bulqizës.

Mësohet se i aksidentuari Agron Gjeta ka qenë duke punuar teksa është goditur nga gurë në thellësi të nëntokës.

Ai është nxjerrë jashtë nga kolegët e tij të cilët e kanë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë pas marrjes së ndihmës së parë, 55 vjeçari është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar