Dështimi i operacionit armik të dimrit dhe fillimi i mësymjes pranverore i UNÇSH

370
Sigal

Në bazë të urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm UNÇSH nga mbrojtja u hodh në kundërmësymje strategjike

 

Pas dështimit të mësymjes së përgjithshme armike të dimrit, në pranverë të vitit 1944 Lufta Nacionalçlirimtare në Shqipëri mori një vrull të ri. Që në mars iniciativa e veprimeve luftarake kishte kaluar në duart e reparteve c të njësive partizane. Në bazë të urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm UNÇSH nga mbrojtja u hodh në kundërmësymje strategjike qysh në 1 Mars 1944.. Trupat naziste të pushtimit dhe forcat reaksionare u shtrënguan përsëri të mbylleshin në qytetet nëpër kazerma dhe qendra të fortifikuara gjatë rrugëve kryesore e gjatë bregdetit, nën kanosjen e përhershme të goditjeve të luftëtarëve të UNÇSH. Rritja e vrullshme e Luftës Nacionalçlirimtare e thelloi pa masë krizën në radhët e armiqve në Shqipëri. Në gjirin e organizatave dhe të forcave të armatosura reaksionare filloi shthurja. UNÇSH deri në maj 1944, qe rritur në 35 mijë luftëtarë. Ajo ishte plotësisht në gjendje të fillonte mësymjen e përgjithshme për çlirimin e qyteteve dhe të mbarë vendit. Kjo perspektivë bëhej edhe më e qartë si rrjedhim i fitoreve të shkëlqyera të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike  mbi ushtrinë gjermane. Që nga janari 1944 trupat sovjetike kishin filluar një mësymje vigane në Frontin e Lindjes. Duke përparuar pa u ndalur drejt perëndimit. Në prill ato hynë në Rumani. Trupat gjermane në Ballkan u vunë kështu përpara rrezikut të rrethimit. Për shkatërrimin e manovrave.  Në këtë gjendje krize dhe të reja të armiqve alarmi armiqtë zhvilluan përpjekje për të gjetur me çdo mënyrë një rrugëdalje dhe për të ndryshuar gjendjen në dobi të tyre. Shpresa të mëdha kishin vënë ata në ndërmarrjen e një mësymjeje të re të përgjithshme kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Hitlerianët kishin llogaritur që këtë mësymje ta fillonin në prill. Por nuk mundën, sepse UNÇSH ua prishi llogaritë me kundërmësymjen e saj dhc sepse dështoi orvatja për rekrutim mercenarësh për shkak të qëndresës së popullit kundër këtij plani. Në të njëjtën kohë tradhtarët shqiptarë u përpoqën të luanin karta të reja. Ata u munduan të krijonin një koalicion të reaksionit greko-shqiptar, me perspektivë që ky të kthehej në një aleancë ushtarake greko-turko-shqiptare. Përpjekjet e tradhtarëve dështuan që në embrion përballë forcës së luftës revolucionare të popullit shqiptar. Të njëjtin fat pësoi dhe orvatja e reaksionarëve për të mashtruar popullin me anë të shpalljes me bujë të disa masave me karakter ekonomik, si «reforma agrare» dhe krijimi i një «shoqërie për zhvillimin ekonomik të vendit». Këto masa, premtonin tradhtarët, do të zhduknin prapambetjen ekonomike, që ishte, sipas tyre, shkaku i krizës së rëndë në Shqipëri! Por këto premtime të bukura nuk mund të gënjenin  popullin shqiptar. Ai tashmë ishte i bindur se vetëm me çlirimin e atdheut dhe me asgjësimin e tradhtarëve do të mund të plotësonte ëndrrat dhe dëshirat e tij. Kolaboracionistëve shqiptarë, në ato çaste të krizës së thellë që po kalonin, u erdhi në ndihmë reaksioni imperialist anglo-amerikan.

Komanda e trupave aleate të Mesdheut e shtoi ndihmën me armë dhe me mjete të tjera për forcat reaksionare të Legalitetit, të Ballit Kombëtar dhe të bajraktarëve tradhtarë. Misioni ushtarak anglez u mundua të bindte Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSH të mos ndërmerrte ndonjë lëvizje forcash drejt Shqipërisë së Veriut, sepse ajo ishte zonë veprimi e Legalitetit! Në Londër qeveria britanike i shtoi përpjekjet për krijimin e një qeverie shqiptare reaksionare në mërgim. Çastet që kalonte vendi në pranverën e vitit 1944 Partia Komuniste i vlerësoi si vendimtare për fatin e revolucionit popullor në Shqipëri. Në këto çaste dilte e nevojshme të asgjësohej çdo përpjekje e armiqve për të ndryshuar gjendjen në dobi të tyre, të digjeshin të gjitha kartat e reaksionit të brendshëm e të jashtëm, të merreshin masa të atilla ushtarake e politike që të siguronin çlirimin e plotë të vendit dhe triumfin e revolucionit popullor. Në kushtet konkrete Komiteti Qendror përcaktoi si hallkë kryesore forcimin dhe ligjësimin e pushtetit të këshillave nacionalçlirimtarë, si i vetmi pushtet i ligjshëm i popullit shqiptar, krijimin e shtetit të ri shqiptar me qeverinë e vet demokratike dhe me ushtrinë e vet të rregullt. Për këtë qëllim u vendos thirrja e Kongresit të Përmetit i cili do të merrte në shqyrtim zgjidhjen e problemeve politiko-ushtarake që lypte gjendja e krijuar. Propozimi i Komitetit Qendror të PKSH për thirrjen e Kongresit u diskutua dhe u pranua në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar në prill 1944. Në të njëjtën kohë Shtabi i Përgjithshëm, sipas direktivave të Komitetit Qendror, filloi hartimin e planit për shndërrimin e gjithë Ushtrisë Nacionalçlirimtare në ushtri të rregullt dhc të planit operativo-strategjik për çlirimin e mbarë tokës shqiptare nga nazistët gjermanë e tradhtarë. Këto probleme të mëdha politike dhe ushtarake u morën në shqyrtim në mbledhjen e Plenumit të Komitetit Qendror të PKSH, që u mbajt më 15 maj 1944 në Helmës te Skraparit. Plenumi miratoi vendimin e Udhëheqjes së Komitetit Qendror dhe të Kryesise së Shtabit të Përgjithshëm për thirrjen e Kongresit I Antifashist. U gjetën plotësisht me vend masat për krijimin e qeverisë demokratike të përkohshme dhe për shndërrimin e gjithë Ushtrisë Nacionalçlirimtare në ushtri të rregullt. Komiteti Qendror vlerësoi drejt rrezikun që i vinte Luftës Nacionalçlirimtare, pavarësisë kombëtare dhe revolucionit popullor nga veprimtaria armiqësore e qeverive britanike e amerikane dhe ritheksoi vendosmërinë për të mos i lejuar cilitdo qoftë nga aleatët të përzihej në punët e brendshme politike dhe ushtarake të popullit shqiptar. Për t’i dalë gjendjes përpara, duke pasur parasysh shfaqje pikëpamjesh jo të drejta që ishin dukur aty-këtu ose mund të dukeshin në të ardhmen në Parti, në ushtri ose në Front.  U vu detyrë të popullarizohej edhe më shumë Partia Komuniste si udhëheqë., por gjithnië brenda vijës së Li-iftës NacionaI Çlirimtare. Komiteti Qendror e argumentoi këtë me faktin se etapa antifashiste, antiimperialiste, demokratike e revolucionit nuk kishte mbaruar dhe nuk mund të mbaronte pa çlirimin e plotë të Shqipërisë dhe vendosjen e përforcimin e pushtetit demokratik popullor. Plenumi dënoi njëzëri kapitullimin e Ymer Mukje dhe kompromisin e Gjin Markut me gjermanët.  Për këto faje të rënda i përjashtoi që të dy nga Komiteti Qendror i Partisë. Masat popullore e pritën me entuziazëm vendimin për mbajtjen e Kongresit. Në mitingje e mbledhje të gjera populli shprehte besnikërinë dhe dashurinë ndaj Partisë Komuniste. falënderonte Partinë për udhëheqjen e drejtë dhe luftën heroike në mbrojtjen e interesave të atdheut, tregonte gatishmërinë për të luftuar deri në fund kundër pushtuesve e tradhtarëve, mbështeste vendimin për thirrjen e Kongresit dhe për kri jimin e qeverisë demokratike të përkohshme. Për shkak të rrethanave të luftës zgjedhjet e delegatëve të Kongresit u bënë me votim të hapët. Megjithatë, ato ishin të parat zgjedhje demokratike në Shqipëri. Në to morën pjesë edhe gratë, të cilat gëzonin për herë të parë në historinë e vendit të drejtën e votës në zgjedhjet për pushtetin politik. Për herë të parë përfaqësuesit e popullit nuk u zgjodhën në baz ë të shkallës fisnore e të pasurisë, por në bazë të meritave në luftën kundër armiqve të atdheut e të popullit. Delegatët e Kongresit përfaqësonin masat popullore kryengritëse. Zgjedhjet për Kongresin treguan pjekurinë politike dhe ndërgjegjen e lartë të masave popullore. Ato ishin një provë tjetër e madhe e lidhjeve të shëndosha të Partisë Komuniste me popullin.