Sadri Ngjeçi/ Ja si ndaluam me urdhër të Hito Çakos anijen ruse “Çiaturi”

805
Sigal

 Brezat më të rinj që vijnë pas, e kanë shumë të vështirë të përfytyrojnë lundrimin nën det

Shërbimi në flotë i paharruar, të jesh oficer marine duhet të kesh durim të fortë për detin

* ish komandant i gjuajtësit të madh detar

Etitekimi nostalgjik nuk më pengon aspak të shkruaj për kohën që kam shërbyer në flotën e artë luftarake detare. Jam Sadri Ngjeçi nga Hasi i Kukësit, isha oficer i ri në repartet e artilerise kundra ajrore (AKA) në Korçë që u dërgova të shërbeja në flotë, në një kohë kur akoma kuadrot detarë ishin të pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat organike. Në te vërtetë kisha emocione, por këto shumë shpejt më ikën se atje gjeta një kolektiv brilant, të afrueshëm, të dashur dhe shumë miqësor. Gradualisht u njohëm me procedural e bëra dhe marrëveshjet për zgjerimin e bazës ushtarake detare të gjirit te Vlorës me anije luftarake përfshirë edhe nëndetëse.

Në këto marrëveshje përfshihej edhe program! i përgatitjes së ekuipazheve të anijeve mbiujëse dhe të nëndetëseve në Sevastopol të ish Bashkimit Sovjetik. Në muajin dhjetor 1957 ekuipazhet e gjashtë gjuajtësve të mëdhenj detar së bashku me Shtabin e brigadës u nisëm nga Durrësi me vaporin e pasagjerëve “Krimes”. Përgjegjësi per ekuipazhet ishte kapiten i rangut të tretë Azis Hasa. Gjatë lundrimit kemi bërë dy ndalesa, një në Varna të Bullgarisë, ku u bë furnizimi me karburant dhe lubnfikante, ndërsa ndalesa tjetër në Kostanca të Rumanisë, ku zbritën dhe hipën disa pasagjere. Pas tetë ditëve lundrim mbërritëm në Odesa, ku në mënyrë të organizuar u rimbarkuam në dy anije luftarake të tipit Destrojer dhe u nisëm për në Sevastopol me një det shumë të trazuar, me stuhi e erë shumë të fortë, ku u detyruam të futemi në ambientet e brendshme të anijeve, na zuri po të thuash të gjithëve detx. U vendosëm dhe u sistemuam në bazën detare Streleskaja.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf