Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Në pritjen që kurrë s’u vyshk!

Gjurmëve të mallit tënd i rash pas,

Valës së Lumëbardhit

Sigal

që kurrë nga syri s’tu nda.

Në tëdyanët e tij ushtuan kalldrëmet, Kambanën e saj gjëmoi zemra…

Ti je këtu te zambakët e bardhë,

në pritjen që dot s’e vyshku as koha,

ti dallëndyshe që prej parajsës shtegton

veç ballin t’ja puthësh kalasë…

Era flladit lulekuqet e gjakut,

që në këmbë muret ja mbajnë.

Mirëseardhjen ma dhanë Gjergji e Nika

Përkrahë çlirimtarve Dardanë…