Banorët e zonës së Qerretit kanë ngritur shqetësime për një ndërhyrje të kryer në zonën e “Lagunës Blu”, pranë fshatrave turistike, duke kërkuar hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për mënyrën e realizimit dhe ligjshmërinë e punimeve.Sipas denoncimeve të tyre, në mëngjesin e 26 majit 2026 është ndërhyrë në zonë ku, siç pretendojnë banorët, janë prerë pisha, janë dëmtuar mure mbrojtëse dhe është hapur një rrugë e re që lidh aksin kryesor me bregdetin, duke kaluar përmes një hapësire të gjelbër.Banorët shprehen se ndërhyrja është kryer me praninë e Policisë Bashkiake, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Policisë së Rendit të Kavajës, por sipas tyre, pa transparencë, pa konsultim paraprak dhe pa dokumentacion të bërë publik që të justifikojë punimet.Sipas tyre, hapja e rrugës ka krijuar akses të pakontrolluar drejt bregdetit, duke rrezikuar sigurinë e zonës turistike dhe duke ndryshuar karakterin natyror të hapësirës që deri më tani ka shërbyer si zonë e gjelbër dhe mbrojtëse.
Ballina Aktualitet Qerreti nën presionin e betonizimit, banorët kërkojnë hetim nga SPAK për ndërhyrjen...



















