Skandal mjedisor në Elbasan, IKMT pezullon “Albchrome” dhe e gjobit me 4 milionë lekë pas zbulimit të 318 ton mbetjeve të rrezikshme

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur me 4,000,000 lekë kompaninë “Albchrome” në Elbasan, si dhe ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj.Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit.Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre.Pezullimi i aktivitetit do të vijojë deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve.Kujtojmë se prej vitesh banorët e fshatit që jetojnë përgjatë aksit Bradashesh-Papër janë të detyruar të jetojnë me tymin që lëshon kompania “Albcrom” në pronësi të turqve gjatë përpunimit të kromin.

Mehmeti: Shkaktojnë kancer dhe sëmundje gjenetike

Sigal

Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi tha se bëhet fjalë për metale të rënda që shkaktojnë sëmundje kanceroze dhe gjenetike tek njerëzit. Janë një lloj miniere që prodhojnë produkte që mund të hyjnë në punë, ose të paktën mos t’i kthejnë në rrezik duke i magazinuar në kufi që të helmojnë tokën, ujin. Për pasojë nga ujitja e bimëve e pëson njeriu me metale të rënda që shkaktojnë kancer e sëmundje të tjera. Kemi konstatuar që tokat rreth zonës industriale janë të invaduara nga metale të rënda, jo vetëm me kromin, pro me nikelin, plumbin, zinkun. Të gjitha janë metale që shkaktojnë sëmundje kanceroze dhe gjenetike. Duke u grumbulluar në sasi të mëdha që janë të jashtëzakonshme se nuk bëhet fjalë për 5%, 10%, por janë shumëfish. Toka është e rrezikuar. Dhe bimësia që prodhohet atje është e rrezikuar dhe shkakton sëmundje të rënda.