Aksident i frikshëm në Peqin! Makina përplaset me kamionin, plagoset shoferja dhe një fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte, ku një autoveturë është përplasur me një kamion. Nga të dhënat e para mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca.

NOA

Paraprakisht raportohet për persona të lënduar, të cilët, drejtuesja e autoveturës dhe një fëmijë të cilët po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes është krijuar edhe trafik në segmentin ku ndodhi përplasja. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.