Peshkopi/ Aksident i trefishtë, shkak një parakalim i gabuar, disa të plagosur

388
Sigal

Tre mjete u përplasën në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi duke shkaktuar disa të plagosur. Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se dy nga mjetet po udhëtonin drejt Dibrës ndërsa një tjetër drejt Bulqizës. Përplāsja ka qenë e fortë duke dëmtuar shumë automjetet. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar autoambulanca e Bulqizës ku ka bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.