Aktorja e njohur i jep fund martesës pas 11-vjetësh

24
Sigal

Natalie Portman dhe Benjamin Millepied janë divorcuar, ka konfirmuar “The Hollywood Reporter”. Aktorja fituese e çmimit “Oscar” ka dorëzuar kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj regjisor dhe koreograf, pas 11-vjetësh, në muajin korrik, dhe divorci u finalizua në Francë muajin e kaluar. Prestigjiozja “People” raportoi për herë të parë për ndarjen e çiftit.

Natalie Portman dhe Benjamin Millepied u takuan në xhirimet e filmit “Black Swan” në vitin 2010, i cili i dha Portman një “Oscar” për aktoren më të mirë. Millepied ishte koreografi në film dhe e ndihmoi Portman të mësonte sekuencat e baletit për rolin. Portman, gjithashtu, fitoi “Golden Globe” për aktoren më të mirë për rolin, madje u tall me marrëdhënien e tyre në fillim të njohjes së tyre.

Ata u martuan përfundimisht më 4 gusht 2012. Portman dhe Millepied kanë një djalë 12-vjeçar dhe një vajzë 7-vjeçare.

Lajmi i divorcit vjen pas spekulimeve se Millepied kishte një lidhje. Kur u pyet për thashethemet, Portman tha për Vanity Fair: “Është e tmerrshme dhe nuk kam dëshirë të kontribuoj për këtë.”

Portman, së fundmi, mori një nominim për “Golden Globe” për aktoren më të mirë në një film, komedi ose muzikal për rolin. Portman, aktualisht është duke xhiruar filmin “Fontain of Youth” me regji të Guy Ritchie. Ajo, gjithashtu, do të luajë në serialin televiziv “Lady in the Lake”.