Aksident i rëndë në Korçë, plagosen 2 persona

497
Sigal

Një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig në Korçë, ku dy makina një tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’ janë përplasur mes tyre.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, që janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës.

Gjendja e tyre nuk dihet ende, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.