Nisnin drogë me gomone nga Durrësi, shkatërrohet banda e drogës në Itali

449
Sigal

Policia italiane ka arritur të sekuestrojë, 4 ton e gjysmë marijuanë, 36 kilogramë kokainë, 62 kilogram hashash dhe 4 litra vaj hashashi, gjatë një super aksioni të policisë.

Nga raportimet e autoriteteve italiane bëhet e ditur se gjatë aksionit ku morën pjesë 100 agjentë të policisë, janë arrestuar 5 shqiptarë dhe 9 italianë. Mes të arrestuarve është edhe ‘kapoja’ i bandës që kishte krijuar një rrjet mjaft inteligjent trafikantësh. Mes të tjerash thuhet se grupi kishte në zotërim gomone të shpejta që niseshin nga Durrësi për të përfunduar në bregdetin italian të Adriatikut me ngarkesa.

“Selia” e organizatës kriminale ishte në një garazh brenda në Torino, në pronësi të një prej shqiptarëve të bandës. Vlera e drogës së sekuestruar besohet të arrijë në 8 milionë euro. Sipas mediave italiane, droga përveç Shqipërisë vinte edhe nga Amerika e jugut dhe kryesisht ishte e destinuar për në Torino. Një nga të arrestuarit akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni.

Ndërkohë policia italiane ka publikuar edhe skemën se si droga arrinte nga Amerika e Jugut në  Holandë dhe më pas në Torino të Italisë.