Kriza: 57.000 qytetarë humbën punën/ 10 koncesionarët gllabëruan 50% të Fondit të Garancisë Sovrane ndërkohë që 32 mijë biznese u mbyllën

340
Sigal

Viti 2020: Më shumë se 32 400 biznese u mbyllën dhe 57 000 qytetarë dolën të papunë. Mijra shqiptarë nuk përfituan “pagë lufte”

Gjysmën  e Fondit të Garancisë Sovrane e gllabëruar koncesionarët

Sipas një raporti monitorimi nga “Qendra Qytetare”, Shqipëria dha ndihmën më të ulët në Rajon për qytetarët e vet, me vetëm 0.86% e PBB. ½ e Fondit të Garancisë Sovrane shkoi për 10 kompanitë e mëdha koncensionare. Ekonomia e Shqipërisë pësoi dy goditje të njëpasnjëshme, efektet e tërmetit shkatërrimtar dhe pandemisë globale Covid-19. Izolimi i detyruar dhe paralizimi i aktivitetit ekonomik, detyroi qeverinë të marrë një sërë masash për përballimin e situatës. Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë brenda një periudhe të shkurtër kohore, buxheti i shtetit u rishikua 3 herë dhe pritet një reduktim në masën 63.1 miliardë lekë i të ardhurave buxhetore në krahasim me buxhetin fillestar të vitit 2020. Sipas Bankës Botërore tkurrja e ekonomisë së Shqipërisë llogaritet më e larta në Rajon me 5 deri në 6.9%. Qeveria i erdhi në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve me dy paketa financiare. Nga paketa e dytë përfituan 167.206 punonjës, 10 mijë më pak nga sa deklaroi kryeministri Rama gjatë prezantimit të paketës. Pavarësisht dy paketave të ndihmës, për periudhën mars – korrik 2020 u mbyllën 32 400 biznese, 98% e të cilave ishin biznese të vogla të cilat lanë pa punë dhe pa të ardhura 57 000 qytetarë. Nga fondi i dytë i Garancisë Sovrane kanë përfituar 119 biznese me një vlerë afërsisht 3.1 miliardë lekë, nga 15 miliardë lekë që ishin vënë në dispozicion me anë të këtij instrumenti. Gjysma e Fondit te garancisë Sovrane shkoi për llogari të 10 kompanive të mëdha, njëkohësisht përfituese të koncesioneve, të cilat së bashku deri në fund të muajit maj kishin tërhequr nga llogaritë vetëm 24% të shumës totale të përfituar, duke mos reflektuar nevoje emergjente per likuiditet. Fasoneria rezulton numerikisht më e interesuara për ndihmë qeveritare me 44 kompani përfituese të cilat së bashku kanë përfituar 642 milionë lekë financim nga bankat, dhe për shkak të nevojave të tyre për likuiditet ato kanë tërhequr mbi 70% të shumës deri në fund të muajit maj. Shqipëria ka pasur ndihmën direkte më të ulët në Rajon, me vetëm 0.86% e PBB me vetëm 97 milionë euro ndihmë të drejtëpërdrejtë tek qytetarët dhe bizneset. Ky nivel i ulët ndihme shpjegohet edhe me nivelin e lartë të borxhit publik që ka vendi ynë. Borxhi publik ka arritur shifrën rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pritet që deficiti të rritet në 8,5% të PBB-së këtë vit.

Ndihmat dhe paketat financiare të miratuara nga qeveria

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga kjo paketë kanë përfituar 65.078 persona me një efekt financiar 5 miliardë lekë. Qeveria në datë 16 prill me VKM nr. 305 miratoi paketën e dytë financiare e cila përfshinte një pagesë të vetme prej 40.000 lekësh.  Por nga të dhënat e siguruara nga portali investigativ BIRN rezulton se gati gjysma e fondit të miratuar shkoi për llogari të 10 kompanive të mëdha, njëkohësisht përfituese të koncesioneve. Megjithëse keto kompani kanë përfituar pothuajse gjysmën e fondit të miratuar rezulton se nevojat e tyre për likuiditet kanë qënë të ulëta pasi këto 10 kompani së bashku deri në fund të muajit maj kishin tërhequr nga llogaritë vetëm 24% të shumës totale të përfitua.

Gjetjet Kryesore

Buxheti i shtetit është rishikuar 3 herë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore dhe pritet një reduktim në masën 63.1 miliardë lekë i të ardhurave buxhetore në krahasim me buxhetin fillestar të vitit 2020. Banka Botërore, parashikojnë një tkurrje nga 5 deri në 6.9% të ekonomisë, e cila llogaritet më e larta në rajon. Nga paketa e dytë financiare kanë përfituar 167.206 punonjës, 10 mijë më pak nga sa kishte deklaruar kryeministri gjatë prezantimit të paketës. Nga fondi i dytë i Garancisë Sovrane kanë përfituar 119 biznese me një vlerë afërsisht 3.1 miliardë lekë, nga 15 miliardë lekë që ishin vënë në dispozicion me anë të këtij instrumenti.  Gjysma e Fondit te Garancisë Sovrane shkoi për llogari të 10 kompanive të mëdha, njëkohësisht përfituese të koncesioneve, të cilat së bashku deri në fund të muajit maj kishin tërhequr nga llogaritë vetëm 24% të shumës totale të përfituar, duke mos reflektuar nevoje emergjente per likuiditet. Fasoneria rezulton numerikisht më e interesuara për ndihmë qeveritare me 44 kompani përfituese të cilat së bashku kanë përfituar 642 milionë lekë financim nga bankat, dhe për shkak të nevojave të tyre për likuiditet ato kanë tërhequr mbi 70% të shumës deri në fund të muajit maj. Për periudhën mars-korrik 2020, 2944 biznese kanë pezulluar aktivitetin dhe kanë kaluar në statusin e subjekteve pasive. Gjashtë shkolla dhe universitete private janë miratuar për të përfituar kredi me zero interes me një vlerë totale prej 163.2 milionë lekësh të përfituara, ndërkohë që universitetet publike nuk morrën asnjë mbështetje shtesë dhe pavaresisht kërkesave te përsëritura të studentëve, u detyruan te paguain të plotë tarifat e studimit. Shqipëria ka pasur ndihmën direkte më të ulët në rajon, me vetëm 0.86% e PBB, vetëm 97 milionë euro ndihmë të drejtëpërdrejtë tek qytetarët dhe bizneset. Borxhi publik ka arritur shifrën rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pritet që deficiti të rritet në 8,5% të PBB-së këtë vit. Ne mungese te projekteve qeveria nuk ka mundur të përthithur as 25% të donacioneve të premtuara në konferencën e donatorëve, per tu perballur me kete mungese fondesh, në 29 korrik Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka buxhetuar 14 miliardë lekë shtesë në fondin e rindërtimit nga buxheti i shtetit.