Aksident i trefishtë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy makina dhe një kamion përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të zonës së Bradasheshit, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas raportimeve dy automjete dhe një kamion përfshirë në aksident ku janë përpalasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar dhe ka vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

NOA