Flakët djegin 4 ha të mbjellë me ullinj shekullorë

145
Sigal

Një sipërfaqe me ullinj, në zonën e njohur si Gjerbs në Mallakastër, është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderushme, ndërsa deri tani kanë djegur rreth 4 hektarë tokë të mbjellë me ullinj shekullor.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës të Mallakastrës Reonardo Zotaj për shkak të erës, flakët rrezikojnë të përfshijnë edhe banesat që ndodhen pranë, edhe pse po punohet me të gjitha forcat për shmangien e përhapjes së flakëve.

Mësohet sapo ësthë marrë njoftimi për një vatër zjarri në fshatin Gjerbës, pranë vendi të ngjarjes janë nisur efektivë të këtij reparti, të cilët janë në luftë me flakët, edhe pse terreni i thyer nuk e favorizon shuarjen e menjëherëshme të tyre, ndaj janë duke u përdorur edhe mjete rrethanore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ai ndihmohet edhe nga temperaturat e larta dhe era.