Vijon prej mëngjesit zjarri në fshatin Tragjas në Vlorë, digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre

117
Sigal

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Tragjas në zonën e Vlorës. Mësohet se deri më tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre.

Në aksion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 12 efektivë dhe tre automjete të zjarrëfikëses.

Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve në zonë, teksa nuk dihet nëse zjarri kërcënon banesat e zonës.