Vihet në pranga në Belgjikë pas 7 viteve në arrati

576
Sigal

​Martin Tusha nga Mamurrasi, i dënuar në mungesë me 11 vite burg, u vu në pranga në Belgjikë pas 7 viteve në arrati. 47-vjeçari u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.

Martin  Tusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë  Tiranë, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Më 11 nëntor të vitit 2011, Martin Tusha, në bashkëpunim me një person tjetër, kanë thirrur në banesën e tyre dy punëtorë të një dyqani duro-alumini.

Me të mbërritur në banesë, dy punëtorët janë prangosur nga Tusha dhe janë mbajtur për 24 orë, duke u marrë të gjitha sendet personale dhe një kartë  krediti.

Tusha prej disa kohësh  fshihej në Belgjikë ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Belgjikës dhe në datë 29 qershor 2018 u krye ekstradimi drejt vendit tonë.