David Beckham, pronar i klubit të futbollit në SHBA, ja emrat që mund të zgjedhë

483
Sigal

Atletico Miami ose Inter Miami? David Beckham është i pavendosur. Anglezi duhet të zgjedhë emrin për skuadrën e tij, që do të luajë në “Major League Soçer” nga 2020.

Sipas të përditshmes amerikane “Miami Herald”, dy emrat e mundshëm janë pikërisht ata të rivale të skuadrave kur Beckham ka luajtur (Real Madrid dhe Milan):

“Futbo Club Internacional de Miami” ose “Futbol Club Atletico Miami”.
Mundësia e tretë është “Miami Freedom”.