Paparaci/ Ismail Xhaferri: Një këngë dëshpërimi për vendin tim

435
Sigal

Një këngë dëshpërimi për vendin tim

Një këngë dëshpërimi për vendin tim

Në vendin tim ka shumë çudira,

Askush se do pse ndodh kështu,

Të bësh karierë a pasuri,

 

Nuk është e thënë të kesh shumë tru.

Në vendin tim kaq të pashpresë,

Ku punët kurrë nuk shkojnë mbarë,

Sa e vështirë që të dallosh,

Kush është me mend,kush është i shkarë!

Tek ne nuk njeh qeni të zotin,

Dhe rrugë e fate kryqëzohen,

Të gjithë kokëboshët japin mendje,

Të gjithë kokëboshët vlerësohen.

O vendi im pa drejtesi!

Një shkallë e ngjit,dy shkallë i zbret,

Nuk ka hajdut që të dënohet,

Nuk gjen hajdutët që s’ka kanë pushtet.

Përditë ka vrasje e të vrarë,

Përditë kërcet grykë e dyfekut,

I vetmi ligj që gjen zbatim.

 

Është ligji i xhunglës dhe i lekut.

O vendi im lodhur e plakur!

S’kanë çfarë të bëjnë edhe miqtë,

Për qeveri e për drejtim,

Gjithmonë ke zgjedhur më të ligjtë.

O vendi im përse kështu?

Me kaq shumë djaj e pak shenjtor,

Ku vrasësit të gjithë nderohen,

Dhe ku viktimat janë fajtorë.

O vendi im ç’bëhet kështu?

Na shkoi jeta buzëçarë,

Gjysma e popullit bën vjersha,

Dhe gjysma tjetër këngëtarë.

O vend im me fat të keq!

Si s’ke një rast për të të gëzuar,

Janë mbledhur bashkë në parlament,

Analfabetët më të shquar.

O vend im ç’të paska gjetur!

Si nuk na zgjoi dikush prej gjumit?

Sa le bakshish një deputet,

Është asistencë e të papunit.

O vend im me brenga shumë!

E ardhmja jonë në tatëpjetë,

Ku i pandershmi shet moral,

Dhe injoranti flet për shkencë.

O vendi im me shumë udhëkryqe!

Ku njerëzit shpesh flasin përçartë,

Vetëm ca pleq edhe ca plaka,

Nuk kanë diplomë për shkollë të lartë.

O vendi im që të braktisën!

Se punët kur nuk shkojnë mbarë,

Kudo prodhohen me shumicë,

Vetëm dembelë e pijetarë.

O vendi im i vrarë përditë!

Ty lotët shpesh të rrinë në faqe,

Po ç’ është kështu ky fat i keq?

Nuk ka as luftë, nuk ka as paqe.

Në vendin tim kaq të pashpresë,

Ku punët kurrë nuk shkojnë mbarë,

Sa e vështirë që të dallosh,

Kush është me mend, kush është i shkarë.