Aeroportet që mbijnë si ‘këpurdhat pas shiut’ për t’i zgjatur koncesionin Rinasit

54
Sigal

Ja marrëveshja e fshehtë për të favorizuar oligarkinë kalimet tranzit duke u fshehur pas ofshoreve dhe roli i vetingut të kapur

Hapja e aeroportit të Kukësit ka shërbyer si pretekst që kompania, e cila ka me koncesion aeroportin “Nënë Tereza” t’i shtyhet afati  edhe 5 vjet. Kjo kompani do të mbyllte aktivitetin  e vetë në 2022, por i mbaron në 2027. Për çdo aeroport lokal që do hapet në Shqipëri do shtyhet me 5 vjet kontrata. Ulen 2 avionë për provë në Kukës dhe shqiptarët do paguajnë kontratën 1.5 milionë euro, që u bë qëllimisht për të favorizuar firmën ‘Kastrati’.

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime dhe humbja në një vit arrin rreth 1.5 milionë euro. Por paraprakisht para se të jepet më kontratë një pronë, objekt, bëhet një plan shfrytëzimi  në të cilën, në rastin konkret të hapjes së një aeroporti llogariten opsionet: Duke e mbajtur të mbylllur humbasim kaq lekë dhe duke e pasur të hapur fitojmë kaq. Në këto kushte skandali lind pyetja kush e ka bërë këtë plan projekti të humbjeve dhe fitimeve me hapjen e projektit të aeroportit të Kukësit?

Hapja e aeroportit të Kukësit ka shërbyer si pretekst që kompania , e cila ka me koncesion aeroportin “Nënë Tereza” t’i shtyhet afati  edhe 5 vjet. Pra në 2022  koncesionari i aeroportit të Rinasit duhet të kishte përfunduar dhe duhej të bëhej tenderi i ri ndërkombëtar se kush do ta merrte me kontratë.

Në fillim  aeroportin “Nënë Tereza” e kishte  një kompani gjermane që më pas ia dha  një kompanie offshore  në Kinë , nga ku kjo kompania offshore ia dha Shefqet Kastratit. Ka shumë fjalë se edhe kur është dhënë te kjo kompani offshore flitet se ka qenë  kompani pikërisht e grupit ‘Kastrati’ dhe funksionarëve të tjerë të qeverisë, madje zyrtarë më të lartë të qeverisë shqiptare.

Në momentin që u hap aeroporti i Kukësit, kur kompania gjermane ka marrë kontratën me shtetin shqiptar për marrjen me koncesion të  aeroportit të Rinasit në vitin 2002, për 20 vjet e ka pasur me marrëveshje të tillë që, gjatë këtyre 20 vjetëve nuk duhet të vihet asnjë aeroport tjetër në shfrytëzim pasi, nëse do vihej një aeroport tjetër lokal në shfrytëzim, siç është aeroporti i Kukësit, siç flitet tani i Vlorës që do nisin punimet, Korçës apo dhe i Sarandës. Për çdo aeroport që do dalë do shtyhet me 5 vjet kontrata.

Pra ç’ndodhi? U dha kastile qëllimisht aeroporti i Kukësit, u shfrytëzua politikisht edhe për fushatë elektorale? Pas të gjitha këtyre fshihej marrëveshja e fshehtë që u bë me aeroportin e Rinasit me kompaninë që ishte gjoja offshore, me kompaninë, që flitej se pas saj fshihej Kastrati dhe disa qeveritarë që përmendëm më lart dhe kjo ka bërë që u shty afati i koncesionit me 5 vjet.

Kjo kompani do të mbyllte aktivitetin  e vetë në 2022, por i mbaron në 2027. Pasi nëse do hapet aeroporti i Vlorës, do shtyhet edhe 5 vjet të tjera automatikisht, i bie në 2032. Prandaj Prokuroria, SPAK dhe organet e hetimit duhet të fillojnë urgjentisht hetim të thelluar, të detajuar për të vënë para përgjegjësisë këtë lojë që është bërë me pasurinë më të madhe kombëtare, që është aeroporti i Rinasit, dhe ato që kanë përfituar, qoftë nga pjesa e hapjes së aeroportit të Kukësit, qoftë të Vlorës. Sepse e ka automatikisht në kontratë dhe nuk ka nevojë që t’i jap njeri vendim nëse njeri prej projekteve të përmendura më lart vendoset në punë brenda 2027. Qeveria thotë se brenda 2024 do  hapet aeroporti i Vlorës. Pra, edhe sikur 2 avionë të ulen për provë, do shkojmë në të njëjtën situatë që jemi tani me aeroportin e Kukësit, ku ulën disa avion u bë prova dhe tani është bosh, teksa shqiptarët vijojnë të paguajnë për atë aeroport, atë licensë dhe kontratë, që u bë qëllimisht për të favorizuar firmën Kastrati.

Betonizimi afër aeroportit dhe influenca e Vetingut të kapur

Prokuroria duhet të hetojë lojërat e pista me kontratat shtesë, të cilat përfitojnë nga kontrata fillestare, duhet të hetojë edhe skandalin tjetër që  kompania gjermane, e cila ia shiti kompanisë offshore dhe offshorja Kastratit, pasi kompania gjermane nuk duhet të lejonte ta shiste, duke qenë se ajo kishte një marrëveshje me qeverinë shqiptare, që brenda vitit 2017 duhet që të kishte bërë zgjerimin e aeroportit të Rinasit  të pistës për uljen e avionëve boe-ing , pra zgjerimin me kilometra  të tëra të pistës të aviacionit dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Madje edhe zgjerimin për qëndrimet, pritjet  dhe nisjet e aeroportit për civilët është një ndërhyrje qesharake, ku janë ndarë katet e  godinës për t’u shfytëzuar. Një gjë e tillë nuk ishte sipas projektit fillestar të gjermanëve. Nuk ndodh në asnjë vend që të shfrytëzosh lartësinë për ta rritur me kate. Prandaj dhe janë bërë si koteca pulash, KU ngjitesh nga 2-3 kate pasi përfiton nga lartësia, janë ngulur disa pilota hekuri edhe për t’i ndarë njerëzit.

Kur në fakt  duhej zgjeruar një gjatësi, gjerësi, duhej zgjeruar pista. Por këtu çfarë ndodh? Janë zgjeruar aksesorët e tjerë, janë ndërtuar hotele  dhe po ndërtohen hotele ngjitur me aeroportin, madje në ambientet ku ishin planifikuar që të bëhej zgjerimi i aeroportit, vijon betonizimi i hoteleve. Janë zgjeruar parkimet pasi e kanë fitimin e shpejtë dhe të menjëhershëm, madje janë rritur dhe çmimet në mënyrë qesharake, saqë të lesh një makinë 5 min në 1 orë paguan 2 mijë lekë dhe nëse do e lësh 24 h nga 3-4 mijë lekë që ka qenë ka shkuar 15 mijë dita. Po me këtë çmim mund të gjesh hotel rreth zonës përqark që të flejë personi vetë, madje e ka dhe parkimin falas. Në këtë aspekt kjo kërkon një hetim të gjithanshëm, të thellë nga ana e organeve të specializuara të krimit ekonomik. Por për momentin është shumë vështirë pasi  shumica e tyre janë nën influencën e oligarkisë për të cilën po flasim dhe ndikimit të tyre, pasi dihet që një pjesë e mirë e oligarkëve kanë në dorë edhe organet e Vetingut, ku sipas burimeve tepër konfidenciale dinë se ku rrinë përfaqësues të Vetingut, në cilat hotele hanë dhe pinë, ku ikin jashtë shtetit me çfarë linjash ikin etj. Në një kohë kur do të ndryshohen dhe do të vijë një drejtësi e vërtetë dhe e paanshme, pa dallime krahinore, klanore, partiake dhe kahesh të majta apo të djathta do shikohet se çfarë çudirash dhe skandalesh janë bërë në këtë vend nga këto persona, që sot ndihen të sigurtë, por rasti McGonigal në SHBA tregoi se vetëm një shtet i fortë i konsoliduar mund t’i çojë përpara drejtësisë këto njerëz që me paratë, që u kanë grabitur shqiptarëve mund të quhen të paprekshëm.

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime! Humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

Në aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime. Këtë mund ta konfirmosh qartësisht nga faqja e internetit e vetë këtij aeroporti ku nisjet dhe mbërritjet rezultojnë pa asnjë fluturim si në ditën aktuale edhe për të nesërmen. Kjo është një situatë ekstremisht e ndryshme në raport me aeroportin e Tiranës ku si efekt i turizmit frekuenca e fluturimeve ka qenë tepër e lartë. Koncesioni për aeroportin e Kukësit ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët duket se nuk po rezulton shumë fizibël. I dhënë për një afat 35 vjeçar ky koncesion ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro ( 1 euro=107 lekë). Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021. Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69. Teksa hapja e një aeroporti të dytë u cilësua shumë i rëndësishëm nga qeveria duke justifikuar kështu koncesionin me kalimin e kohës Kukësi u lakua se do të ishte vetëm një aeroport sezonal. E në fakt fluturimet që janë kryer shpesh kanë ndalur dhe rifilluar, por sigurisht frekuenca e fluturimeve apo numri i operatorëve nuk ka ardhur në rritje duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë afatgjatë të këtij partneriteti publik privat dhe kthimin e tij një aeroport fitimprurës.Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite.