Mexhit Prençi: Akademikët të zgjohen nga gjumi i thellë ndërsa studjuesit të divorcohen nga krtika entuziste

48
Sigal

-Më e vështirë është ta bësh njeriun të qeshë se sa të qajë!

-Nuk duhet të qeshet me fjalë të pista, por me fjalë inteligjente!

– Humori është ndër gjinitë e vështira të prozës: kërkon shkrimtarin humorist inteligjent.

Talenti është aftësia për të shprehur bukur atë që mungesa e talentit e shpreh shëmtuar.

Shkrimtarët e talentuar kanë përgjegjësi historike për të kultivuar humorin e satire.

Mexhit Prençi – Kritik arti

Sot flitet shumë për humorin. Si kritik arti jam kundër qasjes së gabuar të shkrimtarëve humoristë të patalentuar, që aplikojnë humorin vulgar e banal, arratisur nga shijet e përparuara estetike, që kultivojnë të talentuarit. Dostojevski do të thoshte: “Talenti është aftësia për të shprehur bukur atë që mungesa e talentit e shpreh shëmtuar”. Sipas meje, shkrimtari humorist i talentuar krijon tekste me vlera të larta; i patalentuari shkruan tekste të nivelit nënmesatar; humoristët mediokër zhgarravisin tekste me humor vulgar e banal. Madje edhe me fjalë të tilla, që bien erë të keqe, ku komikja pëçudnohet. Parë nga ky këndvështrim tekstet komike me humor cilësor i krijojnë vetëm shkrimtarët e talentuar.

Historia e humorit dhe satirës shqiptare

Historia e humorit dhe satirës shqiptare dëshmon se kultivimi i komikes me shije të lartë estetike dhe vlera artistike është kontribut i shkrimtarëve humorisitë të talentuar: Kristo Floqi, A, Z. Çajupi, Spiro Çomora, Qamil Buxheli, Dionis Bubani, Pëllumb Kulla, Tasim Alia, Ruzhdi Pulaha, Bujar Kapexhiu, Koço Devole, Fillip Cakuli etj.

Është kahje e duhur mbështetja e këtyre shkrimtarëve në humorin e traditës popullore dhe ngritja në nivel profesional duke e pasuruar me elemente të një tradite të re, vazhdim i së parës. Ndërsa shkrimtarët e sotëm humoristë e refuzuan këtë traditë pozitive. U sulën si dhitë në tërshërë dhe ushqehen e ngopen me humorin e huaj e mbetën hije e tij, por kur guxuan që krijimet e tyre humoristike me fantazi të pa arsyeshme, t’i gërshetojnë me të huajat, u krijua një palo humor karrikaturë me erë të keqe, që provokon të qeshurën komike pa përmbajte & fjala “mut” filloi të përsëritet me dhjetra herë në një tekst të shkurtër, siç do ta paraqes me poshtë.

Kultura e të shkruarit

Disa prej këtyre humorucëve e konsiderojnë veten shkrimtarë klasi, madje edhe “modern”. Argumenti se kanë tridhjet vjet që shkruajnë tekste humoristike është nul. Koha e gjatë është faktor pozitiv kur shkrimari mbështetet në traditë dhe e pasuron, me ide, mesazhe e me forma të reja shprehëse të humorit e satirës, që godet të keqen nga pozitat e së mirës & të bukurës. Po kjo kërkon kulturë të përgjithshme, dije të thella teorike dhe vizione e këndvështrime të reja çka mund të realizohen vetëm nga të talentuarit, madje nga ata, që janë të vetëdijshëm se po s’e ushqeve talentin me dije nëpërmjet një pune sistematike, ai zvjordhet e thahet si trëndafili, që nuk ’ujitet.

Nuk qeshet me…

Siç e preka më sipër shkrimtarët humoristë mediokër shkruajnë tekste komike që t’u pëlqejë shtresave të ulta të shoqërisë, të cilët gajasen me humorin gallatë që ata u servirin. Qeshin me fjalët e pista, me erë të keqe si: mut (që zë vendin kryesor), pordhac, trap, rrotë, ka, by. qir. Qelbësirë, ndyrësirë, mos ma çaj trapin, të q..motën, karakurvë muti…Madje edhe me shprehje skandaloze si kjo që po u rrëfej më poshtë: Mësuesja që iu jepte nxënësve mësim onllainë i thotë njërit t’i bënte një foto. Ai merr aparatin. Ajo pozon. Në çastin kur po shkrepte ajo shqipton fjalën stop! – Foton e dua të bukur,- i thotë! -Ai, të bukur do ta bëj. Ajo buzëqesh ëmbël dhe i thotë: “Ma bëj shumë të bukur të hëngsha mutin”. Nxënësit qeshnin e s’pushonin së qeshuri…E revoltuar u sulet atyre e i qëllon me pëllëmbë në fytyrë dhe u shkul leshrat e kokës.

Nga X tek Y

Shkrimtaruci X e tekstoi këtë situatë. Regjisori Ye inskenoi, Aktori ZH e interpretoi duke theksur togfjalëshin: “I hëngshi mutin kryeministrit” dhe në mbrëmje u shfaq për spektatorët që preferonin e gajaseshin me humorin vulgar e banal që s’ka vlerë artistike as estetike.

Duhen vlera estetike

Nuk përjashtohet rasti që në rrethana e situata të ndryshme, fjala me erë të keqe ta humbësh kundërminë e saj që qelb dynjanë dhe të marrë vlerë estetike. Këtë e promovon skica humoristike e një shkrimtari amerikan: “Një lypës veshur me rrecka, ulur mbi gazeta, është shtrirë përpara portës së madhe të një gradaçeli madhështor. Sa herë hyjnë e dalin bosët barkmëdhenj ai zgjat dorën dhe përsërit refrenin “Më fal një cen zotëri të dhëntë Zoti shëndet”. Shumica e shohin me përbuzje! Ndonjëri i hedh një dollar, si kockën qenit. Autori i revoltuar e mbyll skicën satirike me togfjalëshin: “Të dhjefsha Amerikë”

Humori kërkon shkrimtarin humorist inteligjent.

Humori është ndër gjinitë e vështira të prozës. Kërkon shkrimtarin humorist inteligjent, me shije të përparuara dhe dije e koncepte të promovuara, të cilat ai i bën pjesë të vetëdijes krijuese çka krijon jo vetëm tekste humoristike cilësore, por aftësohet edhe për të gjykuar me kompetencë vlerat e jovlerat &  për të debatuar si profesionist.

Te shkrimtarët humoristë të sotëm dhe aktorët komikë nuk shquaj përgatitjen e duhur.

Ka mungesë njohurish për komiken, subjektin dhe objektin komik, për humorin me shije estetike dhe të qeshurën komike, që qëndron jo te subjekti por te objekti komik i dukurive negative të realitetit, që shndërrohen në realitet artistik.

Debati duhet të ketë refleksion

Kjo reflektohet në debatin “Ç’ËSHTË HUMORi?” Midis shkrimtarit humorist X dhe kritiku yt të artit; Fjalën e merr X. Fryrë si persomazh pozitiv i realizmit socialist përgjigjet pa e vrarë mendjen: “Humori është humor.” Kritiku Y i arit i hedh X-sit një vështrim çuditor e habitor. Ai i ngrehur si kaposh i thotë: -Ç’më shikon ashtu? Po, po, humori është humor dhe pikë. Kritiku i artit pasi kruan zërin, bën një pauzë njëminutëshe dhe i thotë: Me këtë trifjalësh s”ke thënë asgjë.- Unë, unë s’kam thënë asgjë? Kritiku Y përsërit: S’ke thënë asgjë, asgjë” Është njësoj si të thuash guri është gur, mali ëshë mal, komedia është komedi, poezia është poezi. madje politika është politikë, siç thonë deputetët injorantë të Kuvendi. Ky nivel pa nivel e ka burimin te mungesa e kultuës së përgjithme dhe asaj profesionale, te leximet përciptas të literaturës pa i përvehtësuar. Urtaku do të thoshte nuk merr dije i pavëmendshmi që ha (lexon) shumë, por ai që bluan mirë. Ata nuk kanë mësuar se ç’është e qeshura komike, objekti i humorit, shijet e përparuara e të kultivuara e të tjera, e të tjera, çka ia fusin rroma për toma si t’u shkrepet, pa e ditur se promovojnë mediokritetin e tyre.

Mjetet humoristike të komikes

Vetëm shkrimtarët dhe artistët e talentuar, të pajisur me dije të shëndosha dhe të thella, dijnë të aplikojnë mjetet humoristike të komikes, nëpërmjet së cilës qeshen e përqeshen dukuritë negative të realitetit, fshikullohen, ironizohen e satirizohen veset dhe të metat e njerëzve në çdo fushë të jetës, Objekt të humorit, satirës dhe komikes janë: cmira, ligësia, egoizmi, vesi i keq, imoraliteti, tradhëtia, dyfytyrësia, poshtërsia hajdutëria, babëzia e të pasurit, karrierizmi i pushtetarëve, etja për pushtet absolut e atyre, që synojnë fronin e lartë, pa patur asnjë merite, e të tjera e të tjera. Shqipëria e sotme është pushtuar nga këto dukuri e vese sidomos në rrafshin e politikës, të drejtësisë, ekonomisë, po edhe në rrafshin e moralit, të humanizmit, barazisë sociale. Shqipëria është zhytur në kriza të gjithanshme. Shkatarë janë politikanët aventurierë e gangster.  Misioni i humorit dhe satirës është t’i godas pa mëshirë ata dhe bashkëpunuesit e tyre si bartës të së keqes, t’i godas me të gjitha mjetet figurative humoristike nga pozitat e së mirës e të bukurës. Kjo kërkon nga shkrimtarë humoristë dhe aktorë profesionistë, përkushtim maksimal për të zgjeruar njohuritë në rrafshin e shijeve të përparuara estetike, por edhe për të mësuar më shumë për dimensionet e komikes, të qeshurën komike, subjektin e objektin komik duke ju referuar edhe mendimeve të personaliteteve të shquar që nga Platoni:

***

I pari -PLATONI: e përcakton komiken si lidhje dialektike të kundërtash midis qeshjes dhe seriozitetit. Ndërsa ARISTOTELI: e sheh komiken si kontrast të së bukurës me të shëmtuarën veshur me maskë. HEGELI: komiken e shquan në kontradiktën midis një rastësie krejt të parëndësishme që fryhet e zmadhohet deri në nivelin e qëllimeve substanciale, me vogëlsitë e rastësive dhe pretendimit që subekti komik i vlerëson seriozisht. KANTI: e përcakton thelbin e komikes te përqëndrimi i vëmendjes përqëndruar në asgjë. Komikja mund të shfaqet edhe si kontradiktë (mospërputhje) midis qëllimit dhe mjetit, shkakut dhe pasojës, veprimit dhe pësimit. Komiken e sheh edhe në kontradiktën e palogjikes që jepet me formë logjike. Te komedia “Borgjezi fisnik” mësuesi i dancit përpiqet t’i mbush mendjen Zhordenit se pa valle njeriu nuk mund të bëjë asgjë. Midis absurdes dhe të paarsysehmes shfaqet komikja.

Arratisja e shkrimtarucëve dhe aktorëve karagjoz

Arratisja e shkrimtarucëve dhe aktorëve karagjoz nga shijet e përparuara dhe kuptimësitë e komikes, ka bërë që ata të aplikojnë qasjen më të gabuar komike ku përqeshet\n:sakati, kurrizoja, idioti, njeriu me sëmundje mendore e të tjerë kësisoj. Bëhet humor vulgar e banal melfigurën e malsorit, fshatarit dhe dialektet e tyre ku përçudnohet kjo pasuri e artë e gjuhës shqipe. Skandaloze konsiderohet përqeshjen e figurave më të ndritura të kombit tonë si Skënderbeu, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Ahmet Zogu Isa Boletini e tjerë. Kulmi arrin kur përqeshet edhe Papa Voitili që ishte i pari Papë që vizitonte Shqipërinë më 1993. Sapo zbre nga avioni në Rinas, përkulet e puth dheun & bekon tokën tonë dhe gjithë shqiptarët. Duke u ngritur më këmbë i dridhen gjymtyrët (nga pleqëria). Humoristi maskara shkruan tekstin, e vë lojë, e përqesh. Regjisori budalla e inskenon dhe e shfaq në skenë. Prêt duartrokitje. Spektatori i jep këmbëtrokitje, i revoltuar boshatis sallën. Urtaku ngre duart lart: “O Zot! Pse pse gjuan me rrufe mbi maskarenjtë që baltosin Personalitetet më të shquara të Kombit. Unë si kritik arti stigmatizoj intelektualët që heshtin kur është e domosdoshme të flasin. Akademikëve u hedh ujë të ftohtë të zgjohen nga gjumi i thellë..  Ndërsa studjuesve u kumtoj të divorcohen nga krtika entuziste.  Shkrimtarët e talentuar sipas meje kanë përgjegjesi historike për të kultivuar humorin e satirën, shjjet e përparuara estetike  dhe komiken duke sfiduar humorin vulgar e banal, Në fokus: dukuritë negative të realitetit dhe personazhet e  botës të tyre: horra e horrucë, aventurierë e gangsterë, të korruptuar, hajdutë e kriminelë injorantë deputetë pseudodemokratë, dhe sidomos ata të fronit më të lartë në piramidën shtetërore, që kanë pushtuar të katër pushtetet e bashkë me oligarkët pasurojnë pakicën e bëjnë jetë prrallore, ndërsa shumica bën luftë egzistencë për mbijetesë, duke u zvarritur me rrasën e varrit mbi shpinë.

Komikja e satirikja, madje edhe sarkazma godasin fort të keqen me të gjitha mënyrat dhe format e komikes për të rindërtuar të mirën, të dobishme dhe të bukurën, që t’i jepen lexuesit dhe spektatorit kënaqësi të vërteta artistike, estetike dhe mesazhore, duke kultivuar humorin me përmbajtje dhe formë artistike me vlera të larta. BALZAKU do të thoshte: S’ja vlen të pëqeshësh hundën e shtrembët, por shpirtin e keq të njeriut të deformuar dhe bëmat e tij të liga”.