Kontrabandë nafte, si e pësoi i riu në pikën kufitare në Qafë Thanë

117
Sigal

Një 26-vjeçar është arrestuar në Qafë Thanë, pasi dyshohet për kontrabandë nafte. Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet iu gjet një sasi nafte e fshehur në një depozitë të përshtatur si serbrator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një sasi parash.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi kishin dyshime se do të kontrabandonte një sasi karburanti. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet një sasi nafte e futur në një depozitë të përshtatur si serbrator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një sasi parash.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.