Një plehurinë apo vepër arti ?!

435
Sigal

Nga Luan Rama

Shikojini me vëmendje fotot që po publikoj!

Në to është Galeria Kombëtare e Arteve në mes të Tiranës, e mbështjellë prej gati katër muajsh me disa thasë të qelbur të sjellë nga Gana, të cilët kundërmojnë prej erës së keqe!

E quajnë instalacion. Domethënë vepër arti!

E autori me emrin Ibrahim Mahama, thotë se është frymëzuar nga vepra e Ismail Kadaresë “Pallati i Ëndrrave” dhe se “synon të paraqesë kontradiktat dhe paradokset e qenësishme brenda historisë dhe format e punës që shfrytëzohen në kohën e sotme”.

Mbase është edhe kështu.

Por mua nuk më duket një vepër arti, e aq më pak për t’u ekspozuar në Galerinë Kombëtare!

Në vlerësimin tim, është vetëm një plehurinë e hedhur mbi Galerinë Kombëtare të Arteve, e cila gjendet e mbuluar me keta thasë të qelbur të sjellë nga Gana që prej datës 26 nëntor 2019, pra që prej ditës së tërmetit.

Për mua personalisht, është as më pak dhe as më shumë vetëm një plehurinë që sintetizon shijet perverse dhe vulgaritetin që i imponohet dhunshëm Tiranës tonë!

Ndaj po e ndaj me ju shqetësimin tim e po ju pyes: çfarë është, një plehurinë apo vepër arti?!…