Asije Hoxha
Abetarja, si teksti i parë mësimor, është libri më i dashur në botë për fëmijët dhe prindërit. Abetarja është libri që të mëson elementet e para të gjuhës kombëtare për ta lexuar dhe shkruar atë. Këtij teksti, Abetare, njerëz të ditur të botës shqiptare dhe atdhetarë i kanë kushtuar libra të veçantë. Deri më sot njihen mbi 225 abetare për mësimin e lexim –shkrim të gjuhës shqipe.
Një nga bashkëautorët e tekstit tëAbetares 2022 shprehet: “Ne bashkojmë leximin, hulumtimin me shkrimin. Sigurisht që ne kemi shfrytëzuar mbi 15 praktika botërore. Kemi parë të gjitha zgjidhjet didaktike përsa i përket lexim-shkrimit. Ka një thellim të tejskajshëm në praktika botërore”!
Në cilin rresht të programit të konkursit miratuar nga Ministritë është udhëzimi?- Të ndërtojmë një abetare të re duke marrë shembuj metodikë nga shtete të ndryshme? Dështimin e teksteve të përkthyera nga Oksfordi etj, e provuam me rezultatin në rënie të nxënësve sipas statistikave në përvetësimin e njohurive shkencore.
Zgjedhjet didaktike marrë nga praktika e 15 shteteve sa i përgjigjet veçorive fonetike të gjuhës shqipe rekomanduar në programet shtetërore?
Sipas programit, të MAS-MASHT, ndërtimi i Abetares do të jetë në funksionin metodik të traditës dhe eksperiencës dhe konkretisht udhëzon mbështetjen tek katër kompetencat :Të dëgjuarit dhe të folurit, Të lexuarit, Të shkruarit, Sistemi gjuhësor. Në kompetencën “Të lexuarit”.programi udhëzon:
1.- identifikon dhe lexon drejt shkronjat, zanoret dhe bashkëtingëlloret;
2.- shqipton drejt tingujt, shkronjat, rrokjet, fjalët dhe fjalitë;
3.- dallon shkronjat e mëdha dhe shkronjat e vogla gjatë leximit;
4.- dallon rrokjen/t në fjalë;
5.- dallon elemente të tekstit letrar, të tilla si: titulli, rreshti, strofa, vargu etj;
6.- dallon tiparet kryesore të poezisë dhe të prozës; etj
Të gjitha udhëzimet janë dëshmi e qartë e vazhdimësisë të traditës të abetareve, që i përgjigjen veçorive gjuhësore të shqipes, të cilat pasurohen nga viti në vit në lëndën e gjuhës shqipe.
Sipas programit nxënësi do të marrë njohuri fillestare për: “shkronja / zanore / bashkëtingëllore / alfabet / shqiptoj / tinguj / rrokje / fjala / fjalia/ titulli / rreshti / strofa / vargu / poezia / proza.”
Teksti “Abetare”2022 ndërtohet pa mësuar këto njohuri fillestare gjuhësore: bazë metodike për mësimin e alfabetit.
a.-Në faqen 3-4 me titull “Përmbajtja” lexojmë: Shkronja A, dhe në vazhdim. Fjalën ‘shkronjë’ e lexojmë edhe në shumë ushtrime me kërkesë:.”Lidh ‘shkronjën’ me figurën.
Kërkojmë të gjejmë çfarë njohurish jepen për t’u shpjeguar nxënësve se ç’kuptojnë me fjalën “Shkronjë”, por në asnjë faqe nuk e ndeshim! Nëse nxënësit do të mësonin: “ Shkronja është secili tingull që realizohet me një shenjë grafike” dhe “Shkronjat sëbashku formojnë alfabetin e gjuhës shqipe”… njohuritë do të nguliteshin në mënyrë të kuptueshme, dhe jo mekanike! Do të mësonin se alfabeti ka 36 shkronja…që nuk e ndeshim në asnjë rresht të Abetares. Mbaron klasa e parë dhe nxënësi nuk di sa shkronja ka alfabeti i gjuhës shqipe!
- -Edhe fjala ‘Shqiptoj’ është zhdukur jo vetëm si emërtim gjuhësor, por edhe si fjalë në abetare. Në Abetare mësimi i shkronjave A-I-M-R-E-U është ndërtuar me ushtrime memece pa asnjë kërkesë. Çfarë mëson kur nxënësi shikon (f 24 ) vetëm figura dhe shkronja pa kërkesën fillestare ‘Shqipto’! Si do ta mësojë shkronjën pa mësuar si shqiptohet? Kërkesa e parë për mësimin e çdo shkronje është lidhja shkronjë -shqiptim….
c.- Më tej në kapitullin e grupuar të gjashtë shkronjave të dyta- N.Ë.O.L.K.J- mësimi fillon me kërkesën:- Ngjyros rrethin ku dëgjon tingullin- K-. Është përjashtuar shqiptimi i këtij tingulli!
E njëjta pakujdesi apo mosnjohje të terminologjisë gjuhësore për abetaren hasim edhe në përdorimin e fjalës ‘tingull’ pa shpjeguar kuptimin dhe funksionin që kryen. (Fjala tingull quhet zëri që del nga goja). Emërtim mëse i kuptueshëm dhe i thjeshtë për nxënësit, por hajde gjeje në dy tekstet e Abetares!? Si mësohet ABC-ja pa shqiptimin e çdo tingulli me zë të qartë, të plotë, të kuptueshëm, sipas standardeve të shqipes, larg shqiptimit dialektor që e ka përdorur dhe e përdor? A mund të mësohet alfabeti pa kuptimësinë e fjalëve: shqiptim-shkronjë- tingull??
d.- Mësimi i shkronjave-P.B.T.D.S.H. SH.V.Rr.Q.C-. fillon me kërkesën : “Qarko –sa- si- se- su-so/ ; Qarko- ta- ti- te- tu- të/; Qarko- qo-qe-qa-/qu-që-. k.- pa përcaktuar shkronjën që do të mësojë..Edhe mësimi Mësimi i shkronjave -F.- G- Xh- fillon me kërkesën: “Bashko rrokjet. Formo fjalë.” Në tekstin Abetare 16 ushtrime ndërtohen me fjalën rrokje. Ndërsa në Fletoren e punës janë 36 ushtrime që kërkojnë vendosjen dhe dallimin e rrokjes. Në asnjë ushtrim nuk shpjegohet termi gjuhësor ‘Rrokja’!(po si do të plotësohen ushtrimet kur nxënësve i jepet vetëm kërkesa dhe asnjë fjalë për kuptimësinë e saj? Pse e konsiderojnë të pamundur shpjegimin e fjalës rrokje? (“Rrokja është një tingull zanor ose një grup tingujsh që ka një zanore. Rrokja shqiptohet me një nxjerrje të frymës). Kaq i vështirë qenka, ky shpjegim për ta kuptuar dhe ngulitur në memorien e tij nxënësi, kur ai strapacohet në 52 ushtrime pa kuptuar funksionin gjuhësor dhe fonik se çfarë është Rrokja!?
Nga një faqe në një tjetër të Abetares dhe Fletores së punës nxënësit mësojnë shkronjat e alfabetit. Rishfletojmë të gjitha faqet për të lexuar dhe mësuar tabelën me renditjen e 36 shkronjave të gjuhës shqipe. Nuk ekziston një tabelë e shkronjave sipas modelit alfabetik të miratuar në Kongresin e Manastirit 1908. Dy libra i kushtohen alfabetit dhe asnjë tabelë me: Shkronjat e shtypit 36 -të mëdha dhe 36 të vogla., me shkronjat e dorës 36 -të mëdha dhe 36 të vogla. Asnjë klasifikim të shkronjave ku nxënësi të mësojë që ALFABETI SHQIP ka 36 shkronja që sipas shqiptimit ndahen në zanore (7 ) dhe në bashkëtingëllore (29) ! Zanore quhen tingujt që shqiptohen pa pengesë nga goja. Bashkëtingëllore quhen tingujt që kur shqiptohen hasin pengesë te buzët (b ,f, m, p, v, t, th, rr, s, c, d, dh, ll, n t, th, rr, s, x, z) ); kur hasin pengesë te qiellza e gojës( ç, gj, j, l, nj, q, r, xh,sh,sh,zh, ); kur hasin pengesë te gryka ( g, h, k,) Alfabet quhet tërësia e shkronjave të një gjuhe të radhitura sipas një rendi të caktuar… Pamja vizive luan rol parësor në ngulitjen e njohurive të reja…shpjegimi i mësueses pa shembull në tekst realizon një marrje gjysmake të njohurive që duhet të mësojnë nxënësi…Autorët pohojnë në intervistat e tyre:
… “janë disa shkronja, janë zanoret, por ne nuk ju themi fëmijëve janë zanoret, por janë fjalët që shqiptohen më me forcë se të tjerat…” Si mund të dallojë nxënësi që- I.E- janë zanore dhe-B.M -janë bashkëtingëllore…