Edi Rama, kryetar aktual i Partisë Socialiste ose kreu i rilindjes, ka shokuar opinionin publik kur deklaroi se Partia që ai drejtonte para se ai të merrte kryesimin e PS ka qenë një bordello.Deklarata e u bë në një emision televiziv ku ai ishte i ftuar që të fliste për fushatën elektorale. Pasi kishte vendosur që të bojkotonte mediat siç duket e ka kuptuar që është shumë keq me përkrahjen disa ditë para zgjedhjeve dhe ka dale në studion e një televizioni duke lëshuar budallallëkun e radhës. Pasi quajti burrat çyryke, e u kërkoi fëmijëve që të shikojnë fotot e tij nudo në rrjetet sociale ai dje iu turr PS duke e quajtur një parti “Bordello”.Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Ish ministri Luan Rama dhe Zv/ ministrja e Financave Irena Beqiraj.
01
Luan Rama: Një pyetje për socialistët shqiptarë:KUR KA QENË PARTIA SOCIALISTE NJË BORDELLO?!

Pa e menduar aspak fjalën që nxorri nga goja, siç në fakt ka bërë sa e sa herë kohëve të fundit, Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama tha në emisionin e Grida Dumës se “ …nuk është partia ajo që ka qenë Partia Socialiste dikur, një bordello…!”
Nuk dua të komentoj. As të futem në polemikë me bartësin e këtij mendimi nuk dua.
Por një pyetje e kam për të gjithë socialistët shqiptarë: kur ka qenë Partia Socialiste një bordello?
Mbi gjithë të tjerët, këtë pyetje e kam për bashkëkohësit e mi socialistë që prej themelimit të saj duke nisur me Fatos Nanon e Servet Pëllumbin, me Gramoz Ruçin, Namik Doklen dhe Pandeli Majkon, me Arta Daden dhe Ermelinda Meksin, me Maqo Lakrorin, Et’hem Rukën, Petro Koçin, Makbuke Çeçon, Valentina Leskajn, Erion Braçen, Musa Ulqinin dhe gjithë të tjerët, emër për emër, që edhe pse u burgosën e u rrahën nga rregjimi i bandave me Sali Berishën President njësoj siç u rrah edhe vetë Edi Rama, nuk u trembën, nuk u tërhoqën, por luftuan dhe fituan.
Më thoni pra, kur paska qenë Partia Socialiste një bordello?!
Apo pasi erdhi në pushtet e ringriti shtetin e rënë nga e para, për t’iu bërë krah luftës së vëllezërve shqiptarë të UÇK-së për çlirimin e Kosovës?
Apo kur e ftoi Edi Ramën për ta bërë ministër e mandej edhe Kryetar të Bashkisë së Tiranës?
Apo kur Edi Rama bëri kërkesë për t’u bërë anëtar i saj?
Apo kur pasi i publikuan fotot e tij dalë lakuriq, nuk e braktisi por, iu bë krah e mbështetje me shumë fisnikëri dhe mirësi njerëzore?…
Më thoni pra motra dhe vëllezër socialistë, kur ka qenë Partia Socialiste një bordello?!

02
Irena Beqiraj: Zgjedhjet janë çështje karakteri
Pas kësaj deklarate socialistët duhet të kuptojnë që Partia Socialiste duhet ribërë nga e para !
Zgjedhjet janë cështje karakteri” thoshte Marcus Aurelius . “Nëpërmjet karakterit të liderit që zgjidhim përcaktohet karakteri i atyre që e zgjedhin ” !




















