Monopoli i kompanive celulare/ Ja si zhvaten klientët me ofertat e shtrenjta, kontratat e dyshimta dhe pazarxhinjtë e autoriteteteve kontrolluese

529
Sigal

Zvarritja në gjyqe dhe kulisat me zyrat përmbarimore.

 Skandali: Autoritetet kontrolluese bëhen dorëzanës të kompanive celulare, të cilat vjedhin xhepat e shqiptarëve

Kompanitë cellular e rastet e tyre abuzive nën termin “fitim i parashikuar” ua shesin zyrave përmbarimore, të cilat duke përfituar nga boshllëqet ligjore ndërhyjnë dhe ndodh që shuma e pretenduar 3-trefishohet dhe një ditë do shikoni që llogaria e juaj bankare është e bllokuar ose e vjedhur

Tregu celular është monopolizuar me lejen e shtetit në dy kompani, kështu qytetarët nuk kanë ku të përplasen tjetër. Këta supozohet të jenë në garë me njëra-tjetrën, duket se janë në një mendje, kur vjen puna për të rritur tarifën e ofertave. Nëse je abonent në një kompani celulare dhe nuk rimbush çdo muaj numrin atëherë kompania e nxjerr numrin jashtë shërbimit?! Dikur numri ishte funksional dhe prona jote për një vit, pastaj kaluan në 6 muaj dhe tani vetëm një muaj! Dhe kjo gjë nuk është e shkruar në kontratën që nënshkruan: është thjesht veprim arbitrar! Këto janë disa nga shqetësimet me të cilat përballen qytetarët.  Të njëjtin shqetësim ka ndarë dhe eksperti Ilir Pilku, duke denoncuar problematikat që duhen patur kujdes krahas telefonisë celulare. Kujdes. Qytetarë kur të firmosni kontratën me kompanitë celulare tregoni kujdes kur të lexoni termat e kontratës prej 20 faqesh me shkronja të imta, sepse ekzistojnë nene në dëm të popullatës. Një nga nenet është “ngarkim financiar të detyruar nëse ndryshon operatorin me termin fitim i parashikuar dhe përllogaritje pa limit kohor”. Kujdes, kur vendosni të ndryshoni operatorin tregoni kujdes t’i drejtoni shkresë zyrtare operatorit kontraktues dhe po ashtu të merrni konfirmim të shkruar në letër. Mos pranoni aprovim me gojë nga punonjësi i shërbimit, vetëm shkresë të printuar dhe me firmë dhe vulë. Aprovimi me gojë është abuziv pavarësisht se punonjësja e operatorit ju lexon konfirmimin e ardhur nga qendra. Nëse ju informojnë për parregullsi, ndiqeni rastin e njoftimit menjëherë, pavarësisht se mendoni që jeni në rregull, sepse kompanitë celulare bëjnë gjygje pa ju lajmëruar dhe janë të lidhur me zyra përmbarimore grabitëse ku shuma e pretenduar 3-trefishohet dhe një ditë do shikoni që llogaria e juaj bankare është e bllokuar ose e vjedhur. Kompanitë celulare rastet e tyre abuzive nën termin “fitim i parashikuar” ua shesin me vlerë 15-20% të pretendimit, zyrave përmbarimore, të cilat duke përfituar nga boshllëqet ligjore të funksionimit të përmbarimit privat ndërhyjnë në sistemin bankar në mënyrë ekzekutive.

Institucioni i shtetit AKEP

Kush është roli i AKEP-it në mbrojtje të qytetarëve të Shqipërisë? Pse lihen këto grabitqare të abuzojnë dhe të grabisin paratë e qytetarëve? Pse lihen raste të tilla abuzive? Pse lihet funsionimi i kontratave me përmbajtje 20-30 faqe, me shkrim të vogël 10, ku abuzimi me qytetarin është evident?

Shumë qytetarë kanë gjetur rastin të shprehin pakënaqësitë e tyre kundrejt operatorëve telefonik, ne po paraqesim për lexuesin disa prej tyre.

D.G–E vërtetë, edhe tim shoqi i ndodhi e njëjta gjë, madje kur firmosi kontratën i thanë na u prish fotokopja të jap edhe 1 kopje, shkon ditën tjetër të marrë kopje: jo skemi e kështu mbeti … Kur pas 1 viti telefon me kontratë, që paguan çdo muaj korrekt vjen një faturë që nuk e ke 1200 lek/ muaj, por 1800 lek, i binte që ky muaji i fundit filloi kontrata me 1800 lek. Në Shqipëri ka çudira.

XH.XH–AKEP është vetë në krye të vjedhjes, është sheshit fare… Bën ofertën ose paguan kontratën 20 gb internet për 30 ditë, mirëpo shumica nëpër zyrat e punës, kafene ose ambiente të shtëpisë kanë ËIFI dhe e përdorin të shumtën e kohës me ËIFI dhe nuk përdoret interneti i celularit 100%. Dhe në krye të 10 ditevë të thotë, ju i keni konsumuar njësitë e internetit.