Zonat fantazmë të rindërtimit ‘refuzohen’ nga qytetarët që pas tërmetit mbetën të pastrehë dhe deklaratat e dyshimta të Ahmetaj

243
Sigal

 

Ja si tre vjet pas tërmetit të nëntorit të 2019, mijëra qytetarë janë ende të pastrehë dhe po enden gjykatave.

 Meqë qeveria kishte vendosur të inauguronte lagjen, dhe vizita në fshat e kryeministrit u kthye në një festë, ku nuk mungonin dajret dhe vallet me kostume popullore të trevës së Tiranës. Një vit nga festa e qeverisë, në Vaqar sheh pak familje të strehuara aty, të cilët sapo u afrohesh refuzojnë të flasin.

Premtime boshe

Përkundër deklaratave të qeverisë, se procesi i rindërtimit po vijon normalisht, Res Publica ka zbuluar se qytetarët po enden gjykatave, të tjerë janë nën panikun e shpërnguljes, ndërsa përfundimi i punimeve është lënë për një datë të pacaktuar.Dokumentet tregojnë se rrënimet e objekteve janë bërë në kundërshtim me ligjin, projektet janë përfituar nga pak subjekte, zona të tëra rezidenciale janë të refuzuara nga shumë qytetarë, ndërsa zotime të qeverisë rezultojnë të pa mbajtura.Intervista, dokumente zyrtare por edhe konstatimi i fakteve në 9 zonat zhvillimore në Tiranë, tregojnë se ky proces është ende larg asaj që deklarohet prej qeverisë para kamerave.

Zall-Herrin që do e kishin zili edhe pasanikët e Lundrës.

Ditën e parë të gushit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës e nisi ditën në Zall-Herr, një fshat 15 kilometra në verilindje të kryeqytetit. I shoqëruar nga deputeti i zonës, Xhemal Qefalia dhe disa vartës së tij, kryebashkiaku inspektoi përfundimin e punimeve të lagjes së re ku ai tha se do të strehoheshin 49 familje që humbën banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Në këtë bllok apartamentesh, si kuti shkrepësesh, të ndërtuara në të dalë të fshatit, do të strehoheshin familjet nga Priskë e vogël, Priskë e madhe, Ferraj, apo dhe fshatrat më të largëta të zonës. Për kryebashkiakun ndërtimi i kësaj lagje ishte një shans i dhënë banorëve të zonës për të zbritur në xhade. Sipas Veliajt, banorëve të fshatrave përreth u ofroheshin të gjitha kushtet e jetesës madje edhe një park, që nuk ishte gjë tjetër veçse një gardh i bojatisur me ngjyra dhe ca lule.

“Po kjo që e keni bërë me ngjyra, çfarë është? A mos është si biçim parku? – dëgjohet Veliaj në videon përgatitur nga stafi i tij teksa kundronte nga dritarja e një apartamenti sheshin përballë.

Fillimisht Rama premtoi se brenda vitit 2020 të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi do të hynin në shtëpitë e tyre të reja. Më 10 dhjetor, kryeministri Rama u detyrua të riformulojë premtimin e tij duke deklaruar se fundi i viti 2020 ishte si afat për ndërtimin e të gjitha shtëpive të reja në zonat rurale

Tetë ditë pas inspektimit në lagjen që kryebashkiaku e quajti si rezidenciale të ngjashme më ato “në Angli, Amerikë, Australi, pa gardhim, që do bënte xhelozë edhe pasanikët e Lundrës e Farkës”, Veliaj u rikthye në fshat, por këtë herë i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe një sërë zyrtarësh të lartë.

Më 9 shtator qeveria kishte vendosur të inauguronte lagjen, ndaj dhe vizita në fshat e kryeministrit u kthye në një festë, ku nuk mungonin dajret dhe vallet me kostume popullore të trevës së Tiranës. Sigurisht që nuk munguan as spektatorët që kishin ardhur nga fshatrat përreth. Sipas fjalimeve, qeveria kishte shumë për të gëzuar. Ajo ia kishte dalë të ndërtonte një lagje me 49 godina ku do të strehoheshin 199 familje.

“Pas gjithë kësaj kohe janë dyert e hapura për 199 familje që nga sot kanë një shtëpi që kurrë nuk do të mund ta bënin dot vetë. Tani ju takon juve që ta mirëmbani këtë lagje dhe mos vini gardhe e mos ziheni për gardhe me njëri-tjetrin” – deklaroi kryeministri Rama.Por sapo kamerat u fikën, DJ ndaloi ahengun dhe shpura kryeministrore iu drejtua Tiranës, lagjja mbeti e shkretë. Asnjë familje nuk mori çelësat e banesës si kuti. Edhe pas 5 muajsh Res Publica pa se asnjë frymë njerëzore nuk jetonte në këtë lagje të re të Zall-Herrit. Në fshat askush nuk pranon të flasë përse familjet e dëmtuara nga tërmeti kanë refuzuar banesat rezidenciale të qeverisë.E njëjta skenë ngjan edhe në Vaqar, Pezë, Ndroq, ku qeveria i ka hapur rrugë zgjerimit të projektit për “Lagje të Rilindjes”, në emër të procesit të rindërtimit.

Vaqari, i shkretë edhe pas një viti

Në mbrëmjen e 20 nëntorit 2021 qeveria ngriti siparin e festave për përurimin e lagjeve të ndërtuara në emër të rindërtimit.Fshati në jug-perëndim të Tiranës, rreth 6 km larg saj, ishte arena e triumfit të qeverisë, e cila ia kishte dalë të ndërtonte 20 shtëpi në Vaqar, fiks dy vjet pas tërmetit. Duke qenë se ishte inaugurimi i parë, prapavija qeveritare ishte kujdesur që përveç muzikës me potpuri tiranase, valltarëve me kostume popullore, të kishte dhe një skenë dhe prezantues të spektaklit të saj. Dhe sigurisht pas ahengut u mbajtën fjalimet e rastit ku nga sa u pa nëpërmjet kamerave të regjisë qendrore të qeverisë, 20 familje që kishin humbur banesat e tyre iu dha çelësi i shtëpisë në dorë.

E ndërsa qeveria deklaroi se lagjja rezidenciale, model në vend, është e populluar nga familjet që nuk kishin një çati mbi kokë, në realitet duket ndryshe.

Një vit nga festa e qeverisë, në Vaqar sheh pak familje të strehuara aty, të cilët sapo u afrohesh refuzojnë të flasin. Nisur nga sa deklaron qeveria, është thuajse e pamundur të dish cilat familje u strehuan dhe kush ka refuzuar strehimin. Bashkia e Tiranës refuzoi t’iu përgjigjet pyetjeve që Res Publica dërgoi mbi numrin e familjeve të strehuara në Vaqar, por ajo që u konstatua ishte se lagjja është thuajse bosh.

Por, pas 1 vit e 7 muajsh, Res Publica pa se rrugët aty janë të shkretuara, neonet led të fikur dhe banesat duket të boshatisura. Vetëm ca syresh rrekeshin të sistemonin ambientet e jashtme apo dhe të hiqnin ca shkurre nga zona përreth. Syri nuk të sheh që në lagjet e rilindjes të gëlojë jeta. Në pjesën më e madhe të 75 godinave nuk është strehuar ende asnjë banor. Përfaqësuesit e njësisë administrative në Ndroq të thonë se nuk kanë asnjë informacion se si do të kryhet strehimi i familjeve që kanë humbur banesat nga tërmeti. Në kushtet e anonimatit punonjësit e kësaj njësie administrative thanë se i gjithë procesi menaxhohet nga Bashkia e Tiranës dhe se kjo njësi administrative më shumë ka kryer rolin e strukturës që ka krijuar lehtësira gjatë procesit.

Përkundër deklaratave të qeverisë, se procesi i rindërtimit po vijon normalisht, Res Publica ka zbuluar se qytetarët po enden gjykatave, të tjerë janë nën panikun e shpërnguljes, ndërsa përfundimi i punimeve është lënë për një datë të pacaktuar.

Por, ndërsa nëpër fshatrat e Tiranës duket se rezidencat janë bërë, por janë ende të pabanuara, situata është ndryshe në dy lagjet e tjera periferike, në atë të Kombinatit dhe në lagjen 5 Maji.

Përtej deklaratave dhe vizitave nëpër kantiere, sot askush nuk di të thotë një shifër totale të atyre që tërmeti i la pa një çati mbi kokë dhe që viti 2023 do t’i gjejë me një të tillë në bashkinë më të madhe në vend.

Rindërtimi, pa afat

Plane për rindërtimin Bashkia e Tiranës ka edhe në Bërzhitë, Baldushk, Krrabë, Petrelë dhe Lagjen 13, ku sipas deklaratave publike janë 510 banesa individuale që përfitojnë nga Programi i Rindërtimit nga të cilat thuhet se janë përfunduar 381 të tilla.

Të verifikosh numrin e ndërtesave të dëmtuara, të rrënuara apo edhe të rindërtuarat është një mision i pamundur. Bashkia Tiranë ka refuzuar të japë çdo informacion të saktë në lidhje me procedurat e ndjekura të rindërtimit. Ajo që Res Publica ka konstatuar është se në shumë zona të shpallura ndërtimi në rastin me të mirë janë duke u ndërtuar karabinatë e pallateve, e punimet duket se do të marrin më shumë kohë për përfundimin e tyre.

Tre vjet pas tërmetit duket se janë të shumtë personat që ende nuk kanë siguruar një banesë, e vazhdojnë të trajtohen me bonus qiraje nga Bashkia. Sipas planeve të bashkisë, në lagjen 5 Maji dhe në Kombinat priten të strehohen mbi 32 mijë persona.

Asnjë prej institucioneve përgjegjëse të rindërtimit nuk iu përgjigj pyetjeve që Res Publica ngriti mbi afatin e përfundimit të procesit të rindërtimit.

Kryeministri Edi Rama, ka premtuar disa herë afate të ndryshime të përfundimit të punimeve në objekte dhe strehimit të atyre familjeve që humbën banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Fillimisht Rama premtoi se brenda vitit 2020 të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi do të hynin në shtëpitë e tyre të reja. Më 10 Dhjetor, kryeministri Rama u detyrua të riformulojë premtimin e tij duke deklaruar se fundi i viti 2020 ishte si afat për ndërtimin e të gjitha shtëpive të reja në zonat rurale. Me shfaqjen e pandemisë, Rama pranoi në një konferencë për shtyp, më 12 maj 2020, se ka vonesa në realizimin e objektivave për planet e rindërtimit.

Por ndërsa kryeministri deklaronte fundin e vitit 2021 si periudhën kur në vend nuk do të kishte më asnjë gjurmë nga tërmeti, ish vartësi i tij deklaronte krejt të kundërtën. Për ish Ministrin e Rindërtimit, Ahmetaj, pranvera e vitit 2022 do të shënonte dhe fundin e procesit të rindërtimit në vend.

Res Pulica, gjatë javëve të para të Dhjetorit 2022, ka vëzhguar të gjitha zonat e shpallura për rindërtim dhe ka konstatuar se në Tiranë mijëra njerëz janë ende pa një shtëpi, ndërkohë që lagjet e reklamuara si rezidenca janë thuajse të braktisura.

Raporti Zyrtar i Komisionit Evropian mbi Konferencën e Donatorëve në 17 Shkurt 2020 fliste për rreth 985 milionë Euro si dëme apo humbje të shkaktuara nga tërmeti. Duke u bazuar në kërkesat financiare për rikuperim, shtete, organizata dhe institucione ndërkombëtare u ofruan në ndihmë të Shqipërisë për të siguruar shumën e nevojshme financiare për rikuperimin e dëmeve të tërmetit. Në total u siguruan premtime për rreth 1.15 miliardë euro shumë kjo që përbëhej nga kredi, grante ose transferta në natyrë.